Edhe përkundër parullave shoviniste Gjimnazi i Tuzit shpallet kampion

Javën qe lamë mbas gjimnazi “25 Maj” në Tuz ishte pjesëmarrës në garat e sportit në nivel të komunës së Podgoricës të organizuar nga Sekretariati për sport. Nxënësit tonë kësaj radhe u paraqiten në disa disciplina sportive: hendboll meshkuj dhe femra, basketboll meshkuj dhe futboll meshkuj, te udhëhequr nga prof. Vera Berishaj dhe prof. Mirsad Ademoviq. Të rinjtë tonë i priste një garë e fortë në një konkurrence shumë të madhe. Në basketboll u kualifikuan në gjysmëfinale dhe me një rezultat të ngushtë u s’kualifikuan nga gjimnazi “Sllobodan Shkeroviq”. Në hendboll treguan një paraqitje të denje edhe pse ishte hera e parë. Futbolli ishte ajo disciplina më e flaket, shkolla jonë mbronte titullin e kampionit, mbasi qe edhe vitin e kaluar ishte shpall si kampion. Në konkurrence ishin 10 shkolla të mesme të kryeqytetit. Djemtë Malësorë u përgatiten edhe më tepër kur e dinin se para tyre ishte një detyrë edhe më e madhe që të mbrojnë titullin e kampionit. Sidoqoftë këta atletë malësore hynë në garë me një siguri të madhe, por edhe të bindur se do të përballen me probleme teknike nga referat e deri te organizimi. Nxënësve malësore me short u takoi që të luajnë një ndeshje më tepër se të tjerët. Që në fillim ata ishin të bindshëm. Me rezultat të thellë 3:1 munden shkollën e mesme Kimike. Në ndeshjen e radhës i priti shkolla për invalidetet, kur të rinjtë tonë ishin më se fer dhe duke e respektuar deri në maksimum kundërshtarin. Ne gjysmëfinale i pret shkolla e Tregtisë ekipin që e fituan vitin e kaluar në finale, djemtë u përballen jo vetëm me garë por edhe me parulla shoviniste dhe fyese që kishin si qellim të thejnë psiqikisht djemtë Malësorë. Profesoresha Berishaj dhe Profesori Ademoviq i sugjeruan që mos të reagojnë ndaj asnjë parulle dhe me lojë tu tregojnë se janë më të mirët. Masat policore vinin e u shtonin që kishim bindje se më nuk jemi në gare shkollore por në një miting politik. Gjatë gjithë lojës të rinjtë malësore i bënin rezistencë Lojës dhe publikut që ishte i pamatur në çdo parullë të tyre. Loja përfundon me barazim, në penallti edhe përkundër gjithë presionit djemtë tonë ishin të sakte dhe sigurojnë finalen. Arenën e sportit nxënësit tonë ishin detyruar ta lëshonin në përcjellje të masave policore. Por nuk heqin dorë, edhe përkundër gjitha fyerjeve dhe parullave në bazë nacionale, ata vendosen të paraqiten në finale dhe me një qellim të vetëm të rrëmbejnë titullin e kampionit. Por aty filloi e gjitha, kur u paraqiten në fushën e sportit, parullat ishin nga me te ndryshme si: “nëse fitoni do te ju vrasim” , “vrajë dhe prej shqiptaret”, ” ne jemi kampion, kurrë shqiptaret” “Kosova është jona” . Djemtë vetëm shikonin profesorët e tyre të cilët ishin në numër më të madh, por Berishaj përsëri i sugjeron që mos të reagojnë sepse ajo do ti thotë të gjitha. Menjëherë i drejtohet organizatorit që nëse publiku vazhdon me këto parulla, demonstrativisht do ta lëshojnë garën sportive. Masat policore ishin në numër më të shtuar, për një moment loja shkëputet, djemtë e lusin profesoreshën që mos ta shkëpusin lojën dhe të besojnë në lojë të tyre se do të fitojnë. Profesoresha Berishaj instruksionet dhe përkrahjen ua jepte në gjuhen shqipe, nga publiku u priste me ovacione dhe me sharje, kurse ajo u përgjigjej me zë edhe me te larte. Ndeshja mbaronin përsëri me barazim 1:1 dhe ne ekzekutim te penalltive. Përsëri parullat shoviniste dhe kërcënuese nuk ndalen. Futbollistet tonë të sigurt në ekzekutimin e penalltive tregojnë se janë në të gjitha aspektet më të fortit edhe përkundër gjithë presionit, të saktë në ekzekutim dhe portieri fantastik në mbrojtje, Gjimnazi i Tuzit përsëri kampion.
” nuk ishte e lehte, djemtë me fascinuan me gjakftohtësi, gjithnjë ma përsërisnin, jemi shqiptar dhe jemi më të mirët, profesoreshë të gjitha fyerjet që ti drejtuan ty dhe ne si dhe shqiptareve do ti shuajmë me fitoren tonë”. Deklaron Berishaj e cila përsëri e përsërit “nuk prisja asgjë më pak nga ata, por e gjithë ajo urrejtje ka burimin në edukatën familjare, në gjithmonë në sytë e tyre do të mbesim “shiptari” por ngadalë le të mësohen në sukseset tona dhe deshën s’deshën të na respektojnë si kampion. Dua vetëm të theksoj se në ndarjen e kupave këshilltari në sekretariat për sport Rajko Qupiq shprehet ‘gara ishte fer pllej dhe tifozeri sportive’ , Ky ishte edhe një shkak më tepër qe të punojmë dhe ti sjellim këtij vendi më shumë trofe dhe arritje sportive”

R. Ivezaj

KOMENTOJE