Dinosha shkon ambasador në Shqipëri – Nimanbegu kundër

Podgoricë, 28 dhjetor – Ministri i deritashëm për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në Mal të Zi, Ferhat Dinosha ka marrë sot mbështetjen për t’u emëruar ambasador i ri në Shqipëri.

Shumica e anëtarëve të Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane të Malit të Zi i dhanë mbështetjen Dinoshës, i cili u propozua nga Qeveria.

Dekretin për emërimin e tij, sipas kushtetutës duhet ta nënshkruajë, presidenti malazias Filip Vujanoviq. /KohaNet/

Nimanbegu kundër Dinoshës për ambasador në Tiranë

Genci Nimanbegu anëtar i Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane të Malit të Zi, votoi kundër caktimit të Ferhat Dinoshës si amabsador i Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë. Siç njoftojnë mediumet elektronike, Nimanbegu votoi kundër pasi, sipas tij, ai i ka mbetur borxh Ulqinit duke përkrahur kufirin e të Mirave detare i cili është në dëm të komunës së Ulqinit.

Poashtu ai e akuzoi Dinoshën pasi gjatë karrierës se deritanishme politike ka promovuar interesat personale.
‘Nuk pres as si diplomat në Shqipëri që të jap rezultat të mira’, tha Nimanbegu. /Ulqini Online/

KOMENTOJE