U mbajt protesta në Tuz

Tuz – Malësi (28.12.2011) – Pran ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit sot në ora 14 u zhvillua protesta paqësorë kundër asimilimit dhe shkeljeve të drejtave të shqiptarëve në Malësi dhe Mal të Zi në përgjithësi, organizuar nga subjekti më i ri OJQ Forumi Demokratik për Integrim.
Ata shprehen pakënaqësi për situatën e shqiptarëve në Mal të Zi të cilët nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare.

Njëri ndër themeluesit e FDI-së, Vasel Camaj tha se pozita e shqiptarëve është e pakënaqshme dhe se banorëve të Malësisë nuk u jepet e drejta për vetëqeverisje (Komunë të Plotë), të drejtën për përdorimin e Flamurit si dhe e drejta për mandatet e garantuar në Parlamentin e Malit të Zi.

Kryetari i FDI-së, Anton Lulgjuraj kërkoj nga deputet shqiptarë në Parlamentin malazez të japin dorëheqje ku në atë mënyrë të tërheqin vërejtjen për pozitën e bashkëvendësve të tyre në Mal të Zi.

Deputeti nga radhët e Forcës, Genci Nimanbegu i cili ishte i ftuar, tha se të njëjtat probleme dhe tjera i ka edhe Ulqini.

Para protestuesve folën edhe anëtarët tjerë të FDI-së: Angjell Gojçaj, Besnik Gjonaj si dhe kryetari i bashkësisë lokale të Vuksanlekajve.

Sipas medieve tjera në proteste ishin rreth 100 protestues, megjithatë mendohet se ishin diçka më shumë.

Nga politikanët të pranishëm në protestë ishin deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, funksionari i Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj, Kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, ish kryetari i Komunës Urbane Smajl Çunmulaj, Amir Hollaj nga Perspektiva si dhe funksionari i PSP (SNP) Kolë Lulgjuraj.

Në foltoren ishte i pranishëm flamuri shqiptarë, malazez, amerikan dhe ai i bashkimit evropian. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITËVIDEO AUDIO KOMENTOJE