Muzeu Etnografik i Malësisë, i vetmi në Malësi dhe ndër të rradhët në rajon, e sidomos nga kushtet, që një javë i është ndërpre rryma elektrike.
Pronari Shtjefën Ivezaj i cili shtëpinë e tij e shndërroj në Muze, së bashku me bashkëshorten e tij jetojnë në ballkonin e shtëpisë në kushte mjaft të vështira, të cilat tashmë edhe pa rryme elektrike e pa nxehje në temperatura nën zero, kushtet për jetesë u bënë të tmerrshme.
“Nuk kisha mundësi të paguaj faturën e rrymës elektrike dhe për këtë punëtorët e korporatës elektrike më ç’kyçën rrymën. Jetoj në kushte si në kohën e gurit, pa rryme, pa nxehje… është e veshtirë”, deklaron Ivezaj.
Ai tregoi se ishte drejtuar Komunës Urbane të Tuzit ku ju tha se do të interesohen për ti ndihmuar të zgjedhin këtë situatë. /Malesia.Org/