Klubi i partive shqiptare kërkon përkthyesë në kuvendin e Malit të Zi

Kryetari i klubit të deputeteve shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi Mehmet Bardhi ka paralajmëruar se do të insistojë që përfaqsuesve shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi të ju mundësohen diskutimet në gjuhën shqipe. Të njëjtën gjë do kërkojmë edhe në kolegjiumin e kryetarit të kuvendit. Të gjiha këto kërkiesa janë legjitime pasi janë të definuara edhe në Kushtetutë.

Ndër të tjera, siç njofton Dan, klubi i deputetëve shqiptarë kërkon që të sigurohen edhe përkthyesit nga dhe në gjuhën shqipe.
“Kemi kërkuar që të funksionoi edhe një zyre pune në gjuhën shqipe në mënyrë që deputet shqiptarë por edhe qytetaret të kenë të drejt që ti drejtohen kuvendit në gjuhën shqipe”, ka thënë Bardhi. /Ulqini Online/

KOMENTOJE