Zyrtar i lartë i LD në MZ Nikollë Camaj tha se Gjukanoviç ka të njëjtat premtime si dhe dhjetë vjet më parë. Ai beson se shqiptarët i kanë të qarta qëllimet e tij.
– Vazhdon rënia ekonomike e Malësisë dhe të zonave të tjera ku jetojnë shqiptarët, dhe për këtë përgjegjës është pushteti në përbërjen e të cilit janë Gjukanoviq dhe PDS. Në dhjetë vitet e fundit na është premtuar shumë, dhe më këtë praktikë Gjukanoviqi me sa duket vazhdon akoma- tha Camaj për “Dan”.
Ai tha se Gjukanoviqi dhe PDS për mbështetjen që shqiptarët dhanë në referendumin për pavarësi të Malit të Zi në vitin 2006 iu është përgjigjur me aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës” dhe me grabitjen e Kripores së Ulqinit. /Ulqini Online/