Reagim në intervistën e Kryetarit të PDS, Millo Gjukanoviq, dhënë TV Ora News, pjesët e të cilit janë transmetuar në mediume të shumta në Mal të Zi

Kolë Lulgjuraj, kryetar i Këshillit Komunal të PSP në Malësi dhe anëtar i Këshillit Kryesor të PSP

Deklaratat e fundit të kreut të PDS, e cila ushtron pushtetin në Mal të Zi, e dëshmojnë më së miri se kishim të drejtë që nuk besuam në premtimet dhe fjalët e bukura të funksionarëve të k PDS dhe të përfaqësuesve më të lartë të pushtetit aktual, andaj PSP gjithëherë e kundërshtoi mënyrëne këtillë të manipulimit me qytetarët tone , sidomos në prag të zgjedhjeve , kur PDS I duheshin votat tona për të ruajtur pushtetin. Poashtu I kundërshtuam të gjithë ata përfaqësues politik nga këto treva, të cilët i dhanë përkrahje të parezervë pushtetit aktual , gjithëherë në dëm të qytetarëve shqiptar. E vërteton këtë edhe deklarata e z.Gjukanoviq, i cili vetëlëvdohet se gjoja nuk u paska borxh shqiptarëve. Ne , në PSP, as që kemi pritur diçka më tepër nga ai dhe nga partia e tij në pushtet, por dëshirojmë edhe njëherë të tërheqim vërejtjen qytetarëve tonë se pritjet e tyre nga ky pushtet janë të kota. Nënshkrimi i marrëveshjeve me njerëzit e këtillë , me një pushtet të këtillë siç është aktualisht në Mal të Zi ka qenë vetëm humbje kohe. Ndoshta z.Gjukanoviq, ka dëshiruar në këtë mënyrë ta rikujtoj akcionin famkeq policorë “fluturimi I shqiponjës”, me të cilin e ka treguar qendrimin e vet dhe pushtetit ndaj popullatës shqiptare në këto treva, që në këtë mënyrë të kërkoj falje për torturat, keqtrajtimet dhe dënimet e shqiptuara ndaj bashkëvendasve ton të pafajshëm. Ata u akuzuan dhe u dënuan për veprat më të rënda edhe pse nuk kanë shkaktuar as incidentin më të vogël me veprimet e veta. Kreu I PDS, edhe njëherë na e vërtetoi se pritjet e qytetarëve të Malësisë për komunë të plot janë të kota, edhe pse ka nënshkruar sa e sa marrëveshje se do ta plotësoj kërkesën e qytetarëve të Malësisë për Komunë si të gjitha tjerat, madje edhe në prag të zgjedhjeve lokale në vitin 2010 duke paralajmëruar mbajtjen e referendumit për ndyrshimin e statusit aktual të KU të Tuzit. Si e ndiejnë vehten bashkënënshkruesit shqiptar të këtyre marrëveshjeve kur dëgjojnë pohime të tilla nga mnetori I tyre politik z.Gjukanoviq. Si do ta arsyetojnë para bashkëvendasve të vet se nënshkrimi I marrëveshjeve të tilla ishte vetëm lojë parazgjedhore për të fituar, për të satën here votën votuesve në Malësi. Në vend që Z.Gjukanoviq të flasë për rritjen enumrit të punësuarve shqiptar, proporcionalisht me përqindjen popullsisë në Mal të Zi, përfaqësimi proporcional në organet e pushtetit dhe institucionet publike , pastaj çështja e ligjit zgjedhor, ligjit për përdorimin e simboleve nacionale, ligji për organizimin territorial, përfaqësimi autentik në pushtetin ligjëdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, e tjera . Të gjitha këto qenkan , sipas z,Gjukanoviq, të drejta të realizuara që I gëzojnë shqiptarët e që zotëria na paska kthyer borxhin. Deri kur kështu? Le të përgjigjen përkrahësit e politikës së këtillë manipuluese ndaj qytetarëve, ata të cilët nënshkruan dhe premtuan me zotëri Gjukanoviq sa marrëveshje e kontrata për përmirësimin e statusit të popullates shqiptare në këto treva. Besoj se tashmë e keni të qartë të ardhmen nën pushtetin e zotëri Gjukanoviq dhe partis së tij.
Kolë Lulgjuraj,

KOMENTOJE