Nis ptotesta e Lëvizjes VETËVENDOSJE, bllokohen përkrahësit nga Shqipëria dhe Maqedonia

Sot, në mëngjes aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë nisur për të bllokuar në mënyrë paqësore hyrjen e Serbisë në Kosovë. Autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.

Përkundër ndalesave të shumta, dhe punkteve të shpeshta të Policisë së Kosovës, gjatës ditës së sotme, aktivistet e parë kanë arritur në afërsi te pika kufitare Dheu i Bardhë. Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të Policisë së Kosovës në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdares.

Ndërkohë, duke filluar nga ora 11.30 Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë qytetarët. Në magjistralen Prishtinë Besianë drejtë pikës së Merdares aktivistët tanë janë ndaluar për legjitimim nga punktet e shumta të Policisë së Kosovës. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësoj udhëtimin dhe ti vonojë aktivistët në protestën e paraparë nga ora 13.

Mbështesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!! duke ardhur nga Shqipëria, gjithashtu janë ndaluar në kufirin e Morinës nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi. Mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë. Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon cenimin e të drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. U bëjmë thirrje Policisë që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për Media dhe Komunikim

Bllokada, aktivistët drejt pikave kufitare

Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës dhe kryetari Albin Kurti me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, sic është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje.

Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga Shqipëria, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, sic thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të bllokuar mallrat serbe.

Në lëvizjen Vetëvendosje thonë se policia i ka këshilluar që të afrohen jo më shumë se 100 metra larg pikës kufitare në Merdarë, që përbën sic duket edhe kufirin e fundit për vendnodhjen e protestës.

Ajo cfarë policia ka lënë të kuptohet është se nuk do të tolerojë bllokimin e rrugës, për të cilën lëvizja ka thënë se do të bllokojë vetëm mallrat serbe dhe jo lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Mënyra se si do të ndodhë kjo pritet të mësohet me mbërritjen e aktivistëve dhe kryetarit Albin Kurti në Merdarë rreth orës 13. Ndërkohë, rreth kësaj proteste janë të shumta edhe reagimet në shtypin e ditës me qëndrime të kundërta.

E përditshmja “Ekspres” hapet me një kryetitull për Albin Kurtin, “Krye n’veti”, “Koha Ditore” me titullin “Protestë nën presion”, ndërsa në gazetën “Zëri” thuhet se, sot ka protestë dhe jo luftë, ndaj është e pakuptimtë gjithë kjo ndjellje e dhunës, e gjakut dhe e frikës.

Dy ditë më parë kryeministri Thaci, duke iu referuar kësaj proteste, akuzoi lëvizjen Vetëvendosje se donte të merrte pushtetin me dhunë, duke e cilësuar madje si një skenar të ngjashëm me 21 janarin e Shqipërisë.

Nderkohe paraditen e sotme në doganën e Morinës dy autobusë me përkrahës nga Shqipëria për Lëvizjen “Vetëvendosje”, kane mbetur te bllokuar në kufi.

Sipas pales kosovare, shkak per ndalimin eshte bere nje defekt ne sistemin kompjuterik. Nderkohe policia e Morines nuk ka lejuar mediat qe te filmojne. /TCH/

KOMENTOJE