Stigma e Fran Camajt kumt i guximit

Refleksione rreth romanit të tij “Dosja e Tmerrit”

ZEF PERGEGA

Ndërkohë, që shkrimtari me i guximshëm i Malësisë Madhe na paraqitet me romanin e tij Dosja e Tmerri, jetën shqiptare e ka mbërthyer tmerri i dosjeve të krimit të sistemit të kaluar, si adej dhe kedej kufirit, të shqiptarit mes shqiptarit.

Kontadiksioni në frymën e jetës njerëzore dhe në kondicionin shpirtëror është një mjet aktiv në zbulimit e të vërtetës. Në letërsi kjo metaforë veprimi në trillin krijues paraqitet nga Fran Camaj me një temp të shpejtë, befasuese e intriguese, që njeriun e mbërthen në kureshtje, për të mos u shkëputur nga ekrani i rrëfimit të tij.

Autori Camaj këtë kumt, që vjen nga qumështi i parë në natyren e krenarisë së lidhjes e njeriut me gurin, si virtyt kreshnik, si forcë qëndrese dhe si mishërim i dhuntisë së vet, e përdor në mënyrë të efekshme dhe të besueshme, sa njeriun e bën të brofë në këmbë, nga një enërgji kureshtare, që mund t’a japë vetëm Dheu që të ka lindur.

Camaj, si princ i fjalës nuk është vrojtues në këtë betejë dhe të japë komandë, por vetë në mënyra të nenkuptura është në anën e oxhakut të ngjarjeve, pa pranuar të ulet në krye të tij. Ai nuk e përdor kontradiksionin, si një shkembim dialogu nëpër katedra akademike me fjalë të mëdha e me një dyzinë semantikash, por ai e vë atë në pragun, në votrën e kullës së Zjarrit dhe të Tamlit të traditës malësore.

Shkrimtari Camaj, si një talent i hollë, fytyrën e lugës së drurit të një botë që ikën dhe të lugës së floririt që po vinte në emër të së resë, e jep të qartë me nota reale në lekurën e dhimbjes, pa sforcime, por edhe tronditese, për botkutimin e malësorit, që ka si testament Besen, e cila shpesh kullave tona i ka kushtuar shtrenjt.

Një kolonë partizanesh aty nga viti 1944 përmes borës dhe të ftohtit që të pret si brisk, shfaqet si një siluetë në fshatin malor. Malësori, që më parë ka çelur zemrën për mikun, ka rendur të hapë portën e kullës dhe dru të thata lisi i ka shtuar zjarrit të mikpritjes.
Thahën, ndërrohen, hanë e pijnë, ngrohen e flenë, marrin me vete bujarinë e kullës dhe nisen drejt Berlinit në ndjekje të gjermaneve, që nuk i panë kurrë.
Sa ironike! Njëri prej tyre e pyet të zotin e shtëpisë “A është larg Berlini?!”
Vetëm Fran Camaj mund ta krijojë këtë satirë, për të treguar se sa vlerë ka jeta e një njeriu, grupi njerëzish apo e gjithë kombi para atyre që duan të flenë në krevatin e perandorit!
Kanë kaluar pak jave dhe një zë fantazme dëgjohet në fshat. Një hungërimë lakonjsh ka prishur qetësinë në kullë, si një lajm vdekje kob zi. Toma ngrihet nga shtrati, merr pushkën të përlahet me këtë fantazmë, që ka mësyer fashtin, por ai është rrethuar nga ushtarët me yll. I marrin armen dhe i thejnë brinjët. Nisin vrasjet, bastisjet, marrin në shënjë me bajonetë qëndresen dhe mënçurinë malësore. Vrasin plakun e parë dhe priftin. Frika, çoroditja marrin në dorë pushtetin

“Dy gushtet e duarve i kishte lidhur me vargun e uratës, ndërsa me gishtat e mëdhënj dhe tregues shtërngonte kryqin me Krishtin e gozhduar në te. Po si vriten paqja dhe dashuria?!- shtron pytjen meditave plaku, kur e shikon viktimen me velladon të shtrirë përdhe.

Romani i shkrimtarit Fran Camaj “Dosja e Tmerrit” trajton një temë lokale, por që ka mesazhe kombëtare. Për mendimi tim e kapërcen kufirin e të dyjave, duke e bërë atë shumë interesante për lexuesin, i cili e ka të vështirë ta kuptojë mënxyren që lamë pas që thonjtë e pa prerë shovinizmit i ka zgjatur aq shumë sa përditë Malësisë i pakësohet oksigjeni dhe po i thahen mushkëritë e revoltës.

Ky roman është i dënjë për botën konkuruese në çdo panair, vitrinë, bibliotekë e kateder akademike të letërsisë artistike, si një statujë që rrin në kufirin e piramidave të kohës. Fran Camaj e njeh në embrion tekniken e udhëkryqeve njerëzore, duke i treguar mençurisë shtegun nga duhet të kalojë, jo për të ikur, siç shprehet autori, si gjeli pa krye. Në realizimin artistik të këtij romani Fran Camaj është një fenomen në këtë zhanerr.
Camaj ështe një gacë e ndezur në krahasime e urti popullore, që e zbukurojnë kolorin e kurorës së rrëfimit të tij, për t’ia tretur farën vrasësve, si kalit të verdhë, sepse vetem i ligu i del zot të ligës, së kush ngutet mund të vonohet dhe këtë e tregon me fjalët e Kolës, i cili ëdhtë viktimë e propagandes së lugës së floririt, nje tril mashtues i komunizmi. E i ati, urtia e moçme, i afrohet tek veshi e i thotë:
“I kanë marrë njerëzit nga shtrati dhe i kanë pushkatuar pa gjyq, e ti po i tregon babës për këtë zjarr që djeg pa ditur! A mund të ndodhë kjo në një shoqëri që po flet ti, biri im!”

Fran Camaj në një cep të Ilirisë, që i thonë Malësi është abetarja e parë shqipe e romanit shqip, që si askush ka ndjekur me një dashuri, rrugët e pamëshirshme të lundrës së fatit tragjik të malësorëve, dyndjet dhe shpërnguljet biblike të detyruara të tyre në periudha të ndryshme të historisë.

Filozofia, si një mjet shprehës i botkuptimit paraqitet mbi suprinen e detit të trazimeve njerëzore, që mbi vetull i varen retë e mashtrimit, e këtë mund ta bëjë vetëm një polumbar i mire e profesional, si Camaj që di ta administrojë frymen dhe ta kursejë shpirtin e mbushur në kupën e dhimbjës, që një djall i zi që shkon e një djall i kuq që vjen, luan me shpresen e fisnikeve të fortësave të gurit, si në një lojë topi.
Në një kohë të shkurtër autori shfaq në skenen e historisë së përcaktuar, dy akte dramatike.
Luftën me pushkë kundër pushtuesve
Luftën po me të njejtën pushkë, por me bajonetë të kthyer nga vellau që nuk e pranon ideologjinë e kuqe.
Sa madhërueshem e ka vënë Camaj në gojën e fshatarit shprehjen kundeshtare të regjimit të ri.

“Më ndihmë të zotit, rri zgjuar Ora e Hotit! Së ujë shkon e zalli mbetet!”

E reja po shqimb çdo gjë. Nuk vjen më në pytje se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Pader Zefi kërkon ndihmen e komandantit Gjelosh Lulit, që të shmanget vëllavrasja dhe për të mos bërë rezistenëe në llogoret e mbrojtjës, se fara e pa fare ka mësyer me plumb.
“Nuk po ju lutëm të ktheheni në shtëpitë tuaja se jam i lumtur për ditët që do të vijnë. Nëse vazhdoni luftën me partizanët do të shkatërroni vetën deri në shfarosje të plotë. Vijuni në rënd t’u jap dorën të gjithëve, se Zoti e di kur do të shihëmi me!”
E pastaj kapedan Gjeloshi sersih mbi gurin e madh të vorrezave, vë dorën e djathtë në ballë e uron “Mirë u pafshim malësoret e mi!”.
Kishin mbretëruar hijet e hungurimave mbi Besën, të cilën partizanet malazez e tërhoqen zvarrë, duke shuar mbishkrimet e kryqin i ndër vorret malësore shqiptare!.

Fran Camaj është një lahutë e moçme në akordimin e zanit, si mjet autokton komunikimi. Ti grabises zanin shqiptarit, që bashkë me tokën ia lëshoi kupa e qiellit dhe ta çarmatosesh është më mirë ta vrasesh se ai nuk e pranon poshtërimin. Malësorët dhe shqiptari në të gjitha trojet tona, të etur për liri gjithmonë kanë notuar në lumin e vdekur me gjak e lot.
“Edhe pse gjaku i rridhte nga këmbët e plagosura dhe shikonte gropën e madhe të varrit që po e çelnin ushtarët e yllit partizan, ai pranoi të vritej me kumba
ren Gjelosh, që kishte kaluar kufirin dhe kishte bujtur një natë në kullën e mikut. Qyta i shtyu bashkë, derisa ranë të vdekur në gropë brinjë përbrinjë…

Jeta erdhi si kriter e motiv politik, u harruan premtimet, e malësoret përseri mbeten me lugen e drurit dhe vorben që valonte vobektësinë… Ndonjë klasë shqipe, si për të ndezur të ardhmen e lumturise së pa lume, në thirrjet frenetike “Roftë marshalli Tito!”
Sa ftale! Njerëz të veshur me të zeza, në shënjë hidherimi të thellë, për të mbuluarit në gropa, pa mundur ti varrosnin në varrëzat familjare dhe mysafirët e mëdhënj të pushtetit jugosllav, që trumpetonin, se do ta bënin lule Malësinë!’
Stigma e Fran Camajt është forca e guximit të kumtit shqiptar për të vrarë frikën, që kishte hedhur rrjeten e hekurt të nënshtrimit me demogogjinë e së resë.

Na ka ardhe një mbret pa emër
Nuk është mashkull as nuk është femër
Po kjan Maro me gjithë zemër.!

Nuk mund të gjesh diku tjetër mënyrën e magjishme e të shprehurit, nëpërmjet kontadiksionit se tek mjeshtri i talentuar i ngjyrimit artistik, Fran Camaj, i cili e paraqet jetën si kriter politik të instaluar në Malësi, si plazme gjaku, nën rrënojat e kishes, ku nuk binin me këmbanat, por kënga e tyre ishte zëvendësuar me marshin ushtarak jugosllav.
Kur mbaron lufta me pushkë të mëdhënjt flasin për hesapet e veta! Konkluzion i drejtë që autori e vë në gojën e komandanitit shqiptar të zonës, që këkon ta shpetojë popullin e vet nga katastrofa e mortajës së kuqe jugosllave. Mbretërit janë miq sa kanë interes me njeri-tjetrin, pastaj çdo njeri në rrugën e vet. Ai mbret që i tregon trimërine mbretit tjetër, për të mos qenë vasal e kthen popullin e vet në skllav. Prishja e Titos me Stalini shënoi kufirin e ndarjës së shqiptarit nga shqiptari me kordonin e kuq që të përcellonte me voltazhin e lartë, nëse kërkoje t’a kapërceje.
A mund të kapërcehet ylberi?!

Nga njëra anë kemi plakun Maro që kërkon të rrefehet me priftin, të cilin fort mirë e din se atë e kishin vrarë pa gjyq dhe fjalën e fundit të mëshirës së faljës për vrasësit, që i mbeti në grykë dhe nga ana tjetër Kola, që bëhet komandant i milicisë së zonës nga ekzaltimi i propagandës që premtonte spitale e shërbime për malësoret, e shpejt ai do të vihej në një luftë të brendëshme të pabesueshme, kur i vdes djali dy muaj, prangohest, burgohet dhe vritet, për tu mbuluar me gjysëm dheu dhe përseri duket se nuk i besoi krimeve të ushtrisë zaptuese. Eshtë lufta midis kufirit shpirtëror dhe atij politik, që Fran Camaj, si një qëndisës i cohës së traditës në tezgjahur e frazeologjisë se indeve të shpitit te vet, e jep atë me gjyra nga me të dhimbshme të fatit pa fat. Kontradiksioni si zemra e shpiri i romanit, mendoj se Fran Camaj me vepren e tij të fundit, është një model i ri që duhet përkther në anglisht për fëmijët shqitar, që rriten në Amerikë. Me këtë libër, nuk do t’i harrojnë të parët dhe këngën e lokës, për vendlidjen e atërve tanë.

Akumulimi intelektual i Fran Camajt është si një gurrë që buron visare epizmi, heroizmi dhe fisnikerie të shpirtit që nuk epet para çdo ligësie. Ai të çon aty ku ka ndodhur ngjarja dhe si një kirurg i zoti operon me bisturinë e fjalës, njollën e keqe të shoqërisë që na bef nga huazimet ta zhduki, dhe jo si disa nga romancieret e tjerë që flasin me tërkuzen e rrethanave dhe nuk mbetet gjë për kulmin e ndodhisë në teatrin e madh të dramave njerëzore.

Në bregun shkëmbor të Ilirisë të largët nga deti i kripur, Fran Camaj me vepren e markës se vet është një fillrojtës i trualit të Malësisë, që gjithmonë ka mbajtur ndezur driten e qiririt dhe pushkën ngrehur për liri duke i bësur fjalëve të tij.

Me profilin e veçantë te romoanit “Dosja e Tmerrit” Camaj me virtytin e thinjave të bardha është një za, aty ku ai meket, është një dorë e fortë aty ku ajo ndjehet e dridhur, është një fjalë e madhe aty ku ajo shtypet dhe mohohet

Tragjizmi arrin kulmin kur nana e Kolës, Stana çel me thonjë dheun e gropës, ku është mbuluar i biri me të tjerë. Dhe pasi e zbulon dhe ia pastron fytyrën nga balta me njolla kondaku të pushkës vrastare, e mbulon me shami dhe aty i biri i flet që ta mbante një amanet, të mos e linte aty, por ta varroste si njeri se nuk kishte bërë asnjë tradheti. Kacneci vjen në fshat dhe i thotë të atit se zyrtari i lartë i partisë komuniste jugosllave duhet pritur mirë me gëzim e hare
“Duhet të qeshësh dhe ta ngresh në qiell luftën që po bëhet ndaj armiqve të popullit, sidomos atyre të brëndshem. Të distancohesh nga veprimtaria armiqësore e Kolës, birit tënd!” ‘
Po çfarë krimi ka bërë biri im?! Dhe nana si nana. Shkon dhe e zhvarros të birin natën dhe në dy tre thasë, pa u vënë re nga spiunat i fut kockat e të birit dhe i sjell në shtëpi.
Po ku ti varrosnin?! Spiunet, tronditja, ankthi, ideologjia , frika, tmerri, propaganda që krijonte armiq të rrëmë dhe urrejta e skajshme për shqiptarin në tokën e vet, nuk të linin të kryhej ceremonia motore, se ishte shpallur “armik i popullit”

24 vjet ata u prehen nën krevatin e babës dhe nanës, në një gropë me dërrasa të çelur që kur u hodhen themelet e kullës, për të fshehur armet a po sendet e shtrenjta. Frika për ti vënë kryqin tek koka kockave dhe gjumi mbi ëndërra të llahtarshme, janë një përbindesh e kaploi zakonin dhe rodin e mishëruar në kanunin e botës aq mistike e aq krenare, deri në shënjtërim të malësorit.
Dhe pa asnjë mëdyshje kjo është një nga gjetjet me fenomenale të romanit shqiptar, madje edhe atë ballkanik, të cilën na e zbulon Fran Camaj, njeriu mendimit të thellë, si një eksplorues i minjerës së thesareve të tradites tonë. Më këtë gjetje artistike, Camaj i thotë botës krijuese se në rend të parë jemi ne malësoret dhe shënj që nuk e vret as plumbi i armikut, as ligësia e tradhëtarit, se jemi lis në tokën e lisit. E bash me mbushet shpirti të them se Fran Camaj është një penë e palcës së trungut arbëror, që ka jehonë më shumë së njëqind pushkë në krahët e trimave.

Kulla ishte kthyer në një varrëze e shpirti mbërthyer në hekurat e dosjës së tmerrit, për tu trimeruar njera me tjetrin. Eshtrat e Kolës varrosën bashkë me kufomen e të atit në varrëzat e fshatit pas nje cerek shekulli. Kishin vetëm një foto të tij me vëllanë në Australi. Kështu e mbulojnë me beze të bardhë fytyrën e djalit të gjallë të mërguar larg. Kockat e djalit të vdekur fusin në thesin e bardhë, buzë arkivolit të trupit pa jetë të babës, për ti vajtuar e nderuar.
Thesi i bardhë kjo enigmë që zbulohet në fund të romanit është krijimi me sinjifikativ në subjetin letrar dhe artistik të shkrimtarit Camaj që kam lexuar deri me sot, duke qenë krenar që njoha një njeri të tillë, dhe që mi besoi këto fjalë.
Romani “Dosja e Tmerrit” është për mua varri i eshtrave të kohës në jetën malësore, Që t’u japim dritën e pasosur, ne të gjithë duhet të rendim dhe t’u zbulojmë mbishkrimin e kryqet e besimit, në bazë të hartës që Fran Camaj na ka lënë në dorë.

Me leximin e librit “Dosja e tmerrit” shkëputa një copë bukë nga buka e romanit shqiptar dhe bash me shijen e talentit të fjalës dallova se Fran Camaj është tharm i parë.
Prandaj shumëkush lutet, si Sokrati para tempullit. Jepna edhe neve një copë ta pjekim bukën e fjalës tonë në diasporë.
Rri me ne, bir i Malësisë, e na mëso si të shkruajmë!
Jeto me ne, e beju shëmbëllim, si ta duam kulturen e gjuhën e si ta duam njeriun. Jeto nder ne e na trego si ta veshim këmishën e bardhë, si ta r
rugëzojmë xherdanin e zakonit, si ta hedhim hapin e qëndresës dhe si t’ia japin njeri-tjetrit dorën besës.
Rri me ne, burrë i fortë, që Cemi malësor shqiptar, të rrjedhë i patrubulluar, i kristalë, që deti të këtë shkumë e valë, e toka jonë plug e farë.
Një komb e ruan nga shuarja Zoti dhe libri, prandaj jeto me ne e na lidh, ti urë e brigjeve të ndara, e na ndiz në zemra një zjarr që pak po na regetin, ku të na ndriçojë gjuha dhe fjala.
Rri me ne, që nga kali të bien kalorësit e rremë dhe pa shpatë, mik i dashur Fran Camaj, me librat e tuja një sinfoni ilire krenare shqiptarë, e paç jetën e gjatë!

____________________________

Fjalimi i Gjergj Ivezaj

Të dashur vëllezër e motra,

Të nderuar dashamirë të fjalës së shkruar, mirë se keni ardhur në këtë manifestim letrar, të cilin e organizon Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe”. Shoqate kjo, qe mbrenda mundesive te veta perpiqet te kremtoj, shenoj, dhe te promovoje vlera, ngjarje dhe data historike me rendesi kombetare, si dhe te ndihmoj dhe te ndikoj ne avancimin politik, ekonomik dhe social jo te mire ne Malesi.

Fragmenti që e lexoi kaq bukur zonja Marjana Nicaj per c’gje e faleminderoj shume, është nxjerr nga romani më i ri i autorit Fran Camaj “Dosja e tmerrit”, që është vepra e tij e pestë, gjegjësisht romani i katërt, tema e të cilit është fati tragjik i malësorëve në fund të Luftës së Dytë Botërore, do te thot pushkatimet dhe keqtrajtimet e njerëzve të zgjedhur në periudhën kohore 1945-1950.

Pra nga kjo vepër letrare mësojmë për tragjedinë malësore në këtë periudhë të vështirë për gjithë kombin shqiptar, kur pa vullnetin e tij, iu imponua një regjim i ri diktatorial, i pa mbajtur mend në historinë njerëzore, me të cilin do të jetojë plot 50 vjet.

Nga fragmenti që dëgjuam mund të mësojmë edhe për dashurinë e madhe dhe vuajtjet e mëdha shpirtërore të një nëne për të birin e vrarë, që jo vetëm se ia morën jetën, por nuk i lanë as varrim dinjitoz.

Për këtë do të flasin të tjerët, kurse unë, para se t’ua jap fjalën atyre, dua të përshëndes dhe ta falënderoj për këtë vepër të re, autorin e saj Z. Fran Camaj, pastaj priftin Don Fran Kolaj, folësit e rastit, zotërinjtë Zef Përgega dhe Gjokë Gojçaj, si dhe të gjithë juve vëllezër e motra te prenishem që keni ardhur ketu që përurimin e këtij romani ta bëni edhe më madhështor.

Une nuk do te zgjas shume. Por tani per fillim, kam nder te ftoj per nje fjale pershendetse priftin dhe administratorin e Kishes dhe qendres fetare dhe kombetare te Shen Palit. Tempull ky, i fese dhe atdhetarizmit qe cdo here hapi dyert per ceshtje dhe interesa tona kombetare. Pra fjalen ia jap te perndershmit famullitarit tone Don Fran Kolaj. Falemenderoj priftin….
Kurse tani fjalen me nje veshtrim letrar per romanin Dosja e Tmerrit e ka, shkrimtari, publicisti, studiuesi dhe autori i 10 veprave letrare, Zotëri Zef Përgega. Faleminderojme Zefin…..
Kurse tani, nje person tjeter do t’na flase per disa aspekte historiko e socio-politike te ketij romani.
Personi ne fjale ka punue si profesor 20 vjete ne Gjimnazin e Tuzit. Ka qene nxenes i Franit, pastaj per pak kohe edhe kolege. Tani aktiviste dhe veprimtar ne shume fusha, ku prej 8 viteve jeton dhe punon ne New York. Fjalen e ka Z. Gjoke Gojcaj. Faleminderojme Gjoken…
Të nderuar vëllezër e motra, po i afrohemi fundit të këtij manifestimi letrar, në të cilit na bashkoi bashkëvendësi ynë, Z. Fran Camaj dhe romani i tij i fundit “Dosja e tmerrit”, me të cilin edhe kësaj here i ka mbetur besnik temës nga Malësia.
Derisa në romanet “Rruga e pamëshirshme” dhe “Mëshira e pamëshirshme”, bën fjalë për shpërnguljen masive të malësorëve në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe për të gjitha pasojat e rënda e tragjike të saj në vendlindje dhe në mërgim, në romanin e fundit, siç theksuan edhe parafolësit, përshkruhet realiteti tragjik i malësorëve, e jo vetëm i tyre, në një periudhë tepër të vështirë për gjithë popullin tonë.
Do të thosha se “Dosja e tmerrit” është një dosje, gjegjësisht një dokumentar vërtetë i vrasjeve, vuajtjeve, mundimeve, keqtrajtimeve dhe i tmerrit, me të cilin janë përballur malësorët menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe e vendosmërisë, qëndresës, burrërisë, mikpritjes dhe nderit të tyre.
Prandaj besoj se me te drejte romanet e Fran Camaj me tema per Malesi, munde te quhen dokumentaret e Fran Camaj per Malesi.
Per ata qe nuk e njohin Franin nje biografi te shkurter te tije.
Fran Camaj ka lindur ne fshatin Spije, Malesi te Madhe, ne vitin 1949. Ne Arze ka krye shkollen fillore, ndersa ne Prizren perfundoj shkollen e mesme, si dhe shkollen e larte pedagogjike. Ne Universitetin e Prishtines, ka ndjekur gjithashtu studimet ne degen e gjuhes dhe letersise shqipe.

Ne shkollen fillore te Arzes, ne Hot dhe ne gjimnazin e Tuzit per nje periudhe dhjetevjecare ka qene mesimedhenes i gjuhes dhe letersise shqipe.

Ka drejtuar per 18 vjet programin shqip ne radion e Malit te Zi, kurse 12 vjetet e fundit ne te njejtin televizion, ka qene redaktor pergjegjes. Eshte autor dhe bashkautor edhe i disa teksteve shkollore, mes te cilave edhe i abetares se pare shqip ne Male te Zi. Pas 40 vjetesh kontribut ne arsim dhe gazetari, del ne pension ne dhjetor te vitit 2010, por vazhdon te merret me veprimtari letrare e publicistike. Jeton ne qytetin Tuz te Malesise.

Vepra letrare e Fran Camaj perfshine ne suazen e saj disa romane: Rruga e pameshirshme, 2004, Dashuri e dhunuar, 2006 Meshira e pameshirshme, 2008.
Pervec romaneve Frani ka botuar edhe permbledhjen e punimeve shkencore dhe publicistike Kohet flasin 2007.

Dosja e tmerrit eshte romani i katert i Fran Camaj.

Tema e te kater romaneve te tij eshte fati tragjik i malesorve ne periudha te ndryshme historike ne vendlindjen e tyre dhe ne diaspore.

Ftoj per fjale autorin e romanit “Dosja e Tmerrit” Z. Fran Camaj.
Faleminderojme Fran Camaj.

Tani erdhi koha edhe te mbyllim kete aktivitet me rendesi letrare me ngjarje tragjike per Malesi.
Edhe nje here deshiroj te faleminderoj priftin tone Don Fran Kolaj, folsit e rastit Zef Pergegaj dhe Gjoke Gojgaj, si dhe te gjithe juve te prenishmit. Besoj se kame te drejte qe ne emer te gjithe juve, Malesise mbare dhe me gjere t’i lutemi Z. Frane Camaj qe mos te ndaloj, por te vazhdoj me vepra tjera ne interes te Malesise dhe me gjere.

Kurse tani nje koktj per ju e ka shtruar Dode Camaj i vellai i Franit, per cgje e faleminderojme shume.. Pra ju lutem ta merrni nga nje meze dhe nga nje gote.

Faleminderoj Bekun Gjelaj

Ju faleminderit shume dhe mire u pavshim per raste tjera.

Detroit, 01 – 15 – 2012
Gjergj Ivezaj
____________________________

Me rastin e promovimit te romanit “Dosja e Tmerrit” i autorit Fran Camaj, mbajtur ne Kishen e Shen Palit, Detroit, me 15 Janar 2012 (Gjoke Gojcaj)

Pershendetje te nderuar vellezer e motra bashkekombas, te nderuar shoke dhe miqe!

Sot, metevertete ndihem i nderuar te flas ketu, perpara kesaj audience, ne kuader te promovimit te romanit “Dosja e Tmerrit”- punim, ky me i riu, i profesorit, publicistit e veprimtarit te spikatur nga Tuzi dhe Malesia e Madhe, Fran Camaj.
Fillimisht, me lejoni te falenderoj kryetarin e Shoqates Atedhetare Shqiptare “Malesia e Madhe”, ketu ne Micigen, zoterine Gjergj Ivezaj si dhe shoket e tij nga Kryesia, te cilet me ftuan e me ofruan mundesine per ti dhene disa mendime te miat modeste, ne lidhje me kete liber, te cilin sapo e kemi ne dore prej para pak kohesh.
Megjithese kam pakez frike se ndoshta nuk do t`ia arrij ta shprehe me se miri pergezimin qe meriton autori per kete veper, deshiroj vetem ti them: Urime e te lumte mendja dhe pena, per zgjedhjen e ketij motivi shume interesant, per punen me vlere dhe kujdesin e kushtuar per ti hedhe me shume drite asaj periudhe historike dhe atyre figurave, per ne te medha, te cilat meritojne dhe u kemi borxh, ti kujtojme brez pas brezi, me nderim e pietet te larte.
Meqenese, autorin, shumica juaj e njihni jo vetem permes krijimtarise artistike, por edhe nga jeta dhe mbase ky nuk eshte promovimi i pare i punimeve te tij, Une kesaj here nuk do te merrem me biografine e tij, pervec se…, sikurse nje ish nxenes i tij, ma vone edhe koleg pune, nuk mundem pa e thene nje gje: Fran Camaj ka qene nje nga puntoret me te dalluar te arsimit, e ne lemine e vet edhe nder me profesionalet. Ka qene i perkushtuar qe nxenesve te tij jo vec t`ua mesoje mire gjuhen dhe letesine shqipe, por t`ua beje te dashur e ne funkcion te identitetit. Besoj qe te gjithe nxenesit e tij e kujtojne me respekt e konsiderate. Dhjete vjete ne arsim e tridhjete vjete ne gazetari, e aktivitete tjera, jane periudhe e gjate per te mbajte balancen e mbetur gjithmone i aferte e i dashur per bashkevendasit e vet ne Malesi dhe ne diaspore! Sot eshte ne pension, por jo edhe pena e tij, mbase, sikur shohim, ky eshte romani i katerte me radhe, qe shkruhen e botohen ketyre viteve te fundit.
Te nderuar zonja e zotrinje,
Nje shkrimtar e filozof i njohur francez me emrin Paul Valery, per historine thote:
“Historia eshte produkti me i rrezikshem qe ka gatuar kimia e intelektit”.
Po, a e ve ne dyshim kete thenie e gjithe ajo cfare kane perjetuar me shekuj malet tona?!Pikerisht, romani “Dosja e Tmerrit”, te cilin e kemi sot ne duar, pershkruan aso ngjarjesh…, te rrezikshme e monstruoze nga periudha e pasclirimit nazi-fashist dhe njekohesisht e riokupimit sllavo-komunist…, perballe te cilave u gjet Malesia e Madhe, ne rrugetimin e saj te zorshem te mbijeteses me plote peripeci e te papritura.
Eshte per tu cilesuar qellimi i autorit, se si Ai percaktohet per ate qe i duket se, personazhin apo protagonistin, biografia e tij do ta beje me te aferte per lexuesin, pasi duke e nxite kete te fundit per me shume vemendje e interes gjate leximit te vepres, ia lehteson te kuptuarit me te mire te tipareve te karakterit te tij.
Sepse.., ashtu sic kalojne vitet, ashtu edhe ajo e vertete historike, edhe ajo kohe e ata njerez sa vijne e zbehen ne kujtesen e breznive te reja! Ne anen tjeter, ajo gjenerate e kohes, e ata deshmitare te gjalle po zhduken gati krejte, pa lane sa duhet shkrime e deshmi origjinale, mbase prej atehere e sot na ndajne me se 60 vite te plota.
Natyrishte se, historite dhe biografite e romansuara nuk nenkuptojne histori shkencore. Madje, fikcionet shpesh mund te jene edhe te rrezikshme, pasiqe, permes tyre mundet lehte te mistifikohet ndonje personazh dhe nga e kaluara…. te krijohet nje lloj miti…, por vepra te cilen e kemi sot ne duar, ne teresi eshte historike e themeluar mbi baza faktografike e shkencore. Kete e verteton edhe fakti se tematika e kesaj vepre i takon periudhes e cila mbahet mend mire edhe nga shume malesore- deshmitare te gjalle te asaj kohe, si argumenti me i fuqishem, porse edhe shkenca e mirefillte historike e politike, mes tjerash, kane dhene gjykimin dhe definicionin e vet mbi ato kohera e ngjarje, si, jo vetem te deshtuara, por te erreta e fatale per perparimin dhe prosperitetin njerzor.
Megjithate, duket se autorit, permes ketij libri, nuk i mjafton vetem te na ktheje kujtesen ne lexuesve tek ajo kohe e ato personazhe te medha te saj, por ka deshire qe fytyren e atij pushteti te atehershem, t`na e sjelle perpara syshe edhe nje here, nese (varesisht nga rrethanat), ka ndonje dallim prej ketij te sotmit. Prandaj dhe do te doja qe ky roman te hynte ne shtepine e cdo malesori e te lexohet me dashuri e me vemendje te madhe.
Une e kam lexuar romanin dhe pernjemend.., permes atyre personazheve kam munde te kuptoj gjendjen e shpirtit njerzor te malesorit, i cili perballet me vijen kritike midis guximit dhe frikes, nderit dhe tyrpit, jetes dhe vdekjes dhe sikurese shohim dhe kujtojme, ne te tri keto kategori gjendjesh shpirtnore, triumfojne te parat. Pra…, guximi mbi friken, nderi mbi tyrpin dhe jeta mbi vdekjen. Ajo, qe ne kete veper na duket thjeshte si vdekje, vaje, lote e pikellim, eshte pikerisht ajo qe quhet jete dhe pavdeksi e shqiptarit, e atyre arkitekteve te cilet sot dhe pergjithmone na bejne te ndihemi shume krenare.
Nje shkrimtar i njohur amerikan, Francis Scott Fitzgerald, nder te tjerat ka lane edhe kete thenie te mencur:
” Ti me trego heroin e Une po te shkruaj tragjedine”.
Kam deshire te ndalem per pak tek kjo thenie…, pasi qe me lidhet me tematiken e ketij romani.
Se, a konfigurohen tiparet e heroit mbi bazat e tragjedise apo anasjelltas dhe se c`fare eshte nderlidhja mes tyre, kjo mund te jete subjekt i gjykimeve te ndryshme, megjithese shumica jone anojme nga konstatimi se herojte lindin nga tragjedite.
Vetem nje digresion: Adem Jashari duhej te kishte qene hero gjithe kohes, edhe me perpara se te flijohej, ai dhe familja e tij. Ideali i tij per te mos jetuar igjalle pa dinjitet, eshte heroizem i cili ne perplasje me frymen kriminale te armikut, nuk perfundon me dorezim, por me flijim.
Kola, i biri i Mark Smajlit, personazhi rreth te cilit zhvillohen pothuajse shumica e ngjarjeve ne roman, me perpara se te vdiste tragjikisht me pushkatim, duhet te kete qene hero i besnikrise dhe i traditave te shtrenjta te pareve.
Gjelosh Luli, i vendosur per te mos u dorezuar dhe per te mos e njohte regjimin e importuar komunist sllavo-rus, edhepse i vetedijshem per epilogun e fatit te tij, vazhdon betejen e vet deri me vdekje, ashtu sikurese edhe bashkeshoket e tij te cilet digjen e piqen per te gjalle dhe nuk ka asgje qe ua then qendresen e tyre , pervec vdekja.
Zef Miliqi, nje tjeter shembull me kulmor i beses dhe i flijimit per mik te shtepise, mund ti shpetonte trgjedise dhe te kthehej shendosh dhe mire ne shtepi te vet. Nje plumb qe e mori ne kembe si verejtje per tu zbrapse e leshuar mikun e shtepise, me kujton betejen ne Salamis, kur ushtari athinas e rremben me njenen dore anijen persiane dhe meqe nuk leshonte, ata ia shkurtojne doren, pastaj e rremben me tjetren, ia shkurtojne edhe tjetren dhe me ne fund e rremben me dhembe dhe… persianet ia shkurtojne edhe koken.
Po Pater Zefi i cili per deshire e fundit para pushkatimit, tha “Rrofte Shqiperia”, te kishte thene: ” Rrofte Stalini”…, ose tjeter, jashte natyres se tij, edhe… mund ti shpetonte tragjedise!!!
Po, Stanen, personazhin qendror te ngjarjes me tiparet e saja te karakterit me fisnik te skalitur ne shpirtin e njeriut, me guxim e sakrifice te pashoqe?! A e shohim si nje trim, me te gjithe parametrat e nje trimi te vertete?! Sigurisht qe po! Mandej tragjedia tjeter e radhes ne shtepine e Dode Smajlit, a nuk do te ishte shmangur sikur Doda tu dorezohej forcave ushtarako-policore e ta linte mikun per te shpetuar koken?! Siguris
ht qe po!
Po atehere, cfare historie do te kishim sot na te shkretet, sikur te mos kishim pase kesi personazhesh dhe cfare romani do te ishte jeta e malsoreve, pa ta?!
Ja pra, fjala e urte: ” Ti me trego heroin e Une po te shkruaj tragjedine” te cilen e permenda me perpara!.
Te nderuar pjesemarres,
Besoj qe disa nga ju e kini lexuar vepren ose do te kini rastin ta lexoni, prandaj dhe le te ju mbetet subjekt i gjykimeve tuaja, ashtu si edhe i njerzeve tjere profesionale e me kompetence. Megjithate, deshiroj vetem te permbledhe me disa fjale ate se cka ne te vertete zhvillohet ne kete veper.
Ne fokusin e romanit eshte shtepia e Mark Smajlit nga Trieshi. Nje paraskene.., e hape rrefimin e autorit kure prane kufomes se Mark Smajlit vendoset nje thes i bardhe ne te cilin jane eshtrat e te birit i cili ishte pushkatuar 24 vite me pare dhe ishte varrose brenda ne shtepi, ne nje grope aty nen shtratin e prinderve te vet per te cilin askush nuk dinte gje, pervec familjes, mbase pushteti dhe bashkemendimtaret e tij e kishin etiketuar si armik e tradhtar te interesave te “atedheut”.
Mbase pushteti komunist i sapo instaluar ne Jugosllavi e Shqiperi ishte pothuaj identik, malesoret, menjehere u gjeten ne kurthen e shume skenareve e planeve cnjerzore te regjimit, njekohesisht edhe ne gersheren politike e psikologjike qe pasoi raporti me i ri ndaj sovjetikeve. Kelmendi me Prek Calin ne krye, sapo bente rezistence te forte antikomunsite te cileve u kishin shkuar ne ndihme edhe disa vullnetare, nga Hoti, Gruda, Trieshi etj; pjese, keto, te tjetres ane te kufirit.
Ekspeditat kriminale hakmarrese te Toger Babes e Bajo Stankoviqit kishin ne dore te vet jeten dhe vdekjen e cdo malesori dhe kudo qe shkelte kemba e tyre, linte pas…, vetem rrahje, tortura me cnjerzore, vrasje e gjakosje te votrave e pragjeve te shume shtepiave e familjeve malesore. Kapidani Gjelosh Luli, e kishte te qarte epilogun, por do te kalbet dhe nuk do te dorezohet i gjalle, ashtu si as shoket e tij qe nuk do ta padisin as tregojne perpa u djege e pjeke mire midis dy zjarresh…dhe as atehere! Dhe vertete Malesia e malsoret ishin vene midis dy zjarresh saqe eshte e cuditshme mbijetesa e tyre. Ngjarjet ne roman rrefehen me nje radhithje te mire, ashtu sic i kishte radhitur koha. Kronikat dhe epizodet e shumta narrative jane mire te lidhuar dhe mjafte analitike. Gjuha e rrefimit eshte e qarte, e lehte me fjali te kulluara dhe sintakse te rrjedhshme neper te gjitha kaptinat e romanit. Por edhe gjuha e urrejtjes se autorit ndaj protagonistit te krimit eshte mjafte e ashper.
Ne vazhdim, pershkruhen likuidimet pa gjyq te Pjeter Zekut, Vasel Mirashit, Pater Zefit, Gjeke Cunit,etj; per te cilat ne kemi ndegjuar dhe dijme ngapak, dhe natyrisht cdo gje duket dramatike dhe me plote emocione.
Padyshim, njena nga kronikat me trishtuese te vepres eshte edhe masakra te Kisha e Grudes ku pushkatohen pernjeheresh tre te bijte e Preke Tomes Lulgjuraj, Kole Gjel Caku, Zef Miliqi dhe Losh Gjoka- kumara i Zefit. Secili nga keta burra perfaqeson nga nje histori ne vete, por ajo qe perfaqeson figura e Zef Miliqit, tek flijimi per mikun e shtepise, eshte pikerisht ajo qe kultin e mikut dhe te mikpritjes edhe Kanuni dhe e drejta zakonore e shqiptarit, e ka sanksionuar rrebtesisht, ku nder te tjera thuhet: “Shtepia e shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut”. Ketu shohim si vdekja eshte jete, e jeta eshte me keq vdekje. Prandaj ky lloj flijimi sado qe tipizon nje tragjedi, me shume tipizon pavdekshmeri, ndere e krenari eterne.
Ashtu sikur cfletojme dosjen e tmerreve ne njene ane, ashtu ne anen tjeter shohim se si malesori behet gjithnje e me i pamposhtur! Kete e shohim permes qendrueshmerise e stoicizmit te Dode Smajlit, nje shembull tjeter poashtu i “kultit te mikut” i cili lufton deri ne piken e fundit, kunder qindra ushtaresh e policesh malazeze, flijohet dhe nuk e dorezon mikun per te gjalle.
Kolen, te birin e Markut e te Stanes, e shohim si njeri te ri, te shkolluar, me ide te pushtuara nga propaganda e pushtetit, por shume besnik. Besa e tij do ti kushtonte shume shpejte me koke, pasi ne detyren qe kishte filluar, ishte e pamundur te zbatoje urdherat kriminal qe i vinin nga siper dhe percaktohet per shpetimin e jeteve te shokeve dhe bashkevendasve te vet, dredhi keto te cilat ia zbulojne per cka arrestohet dhe denohet me pushkatim, si armik per tradhti ndaj shtetit, te cilin pastaj do ta hedhin diku ne nje grope e per t`ia humbe eshtrat pergjithemone! Keto sequenca qe i pershkruen autori jane mjefte rrenqethese dhe tronditese. Por, pika me kulmore e vepres eshte padyshim vepra e nenes se tij Stanes, e cila pasi merr vesh per vrasjen e te birit, merr rrugen e gjate e te rrezikshme per te kerkuar gropen ne te cilen ia kishin hedhur djalin, e gjen trupin e tij ende te pazberthyer, e ndane ne dy thase, e vendose ne kale dhe ashtu naten rruges se gjate mbi 20 km, i sjelle ne shtepi, ne Triesh.
Me te arrijtur ne shtepi, shpejte e shpejte ( pershkak te frikes), Kolen e rivorrosin brenda ne dhome, nen shtratin e prinderve te tij. Pas 24 vjetesh duke bere bashkejetese me vorrin e te birit, baba Marku vdes, kurese Stana dhe familja vendosin qe ti nxjerrin ata eshtra prej nen shtratit dhe ti rivorrosin bashke me kufomen e Markut.
Nderkaq, Markun Smajlin e shohim si nje burre ne moshe, i vendosur, i urte i ngadalshem i matur dhe me shume pervoje nga jeta.
Sikurese shohim shumica e personazheve ne roman jane te karakterit pozitiv. Mirepo, sikurese, pothuaj ne cdo roman, qe perpos personazheve pozitive ka edhe asish negative, edhe ne ket liber ndeshemi me disa personazhe negative, por jo si bartesit kryesor te atij negativiteti, por si leva e sherbetor te tij, pasi kryepersonazhi me i urrejtur e negativ i ketij romani dhe i asaj kohe, eshte ai- ujku i cili atehere ne lekure te vet, e tash me lekure te qingjit gjithnje po luan te njejtin rrol, kur eshte fjala per shqiptaret. Mbas gjithe kesaj qe theksova, me duket se…, Malesi e Madhe duhet te jete pikerisht ajo qe i ka shpetuar dezintegrimeve e shperberjeve te saja nga barbarizmat, coptimet e plackitjet, pabesite, tradhtite e shumta duke filluar nga kojshite me te aferm sllav deri tek diplomacite antishqiptare te kohes, armiqet e shumte shekullore dhe perfundimisht ato te rregjimit sllavokomunist gjysemshekullor, i cili edhe sot, por me fytyre te pudrosur e makiazhi, nen logon e demokracise, po synon e punon gjithnje per te mbajte ate popull te jashte kufirit ametar ne pozite te nenshtruar e te perulur. Megjithate, ajo treve ia ka arrijte te mbetet metevertete e madhe ashtu sikur e ka edhe emrin Malesia e Madhe dhe sot e gjithmone shqiptaret si komb identifikohen permes atyre vlerave fisnike fundamentale njerzore qe kane zene fille pikerisht mbi ato male e shkembinje te rrepishem.
Megjithate, sot pashmangshem na imponohen disa pyetje per veten tone:
A thua kemi mesuar sa duhet nga e kaluara jone; a thua historia po na meson edhe ne sikurse qe thuhet se eshte “mesuesja e jetes”; a thua duhet qe pjese te saje te na perseriten sot, qe te mesojme si te ndertojme te ardhmen?! Pergjigjet do te ishin Jo! Se, te mos ishte keshtu, autori i vepres Fran Camaj ndoshta kesaj here do te kishte shkruar dicka mbi dashurine, sevdane dhe prosperitetin e malesoreve, ose eventualisht fantastike shkencore.
Cka te themi, kure edhe sot ne shekullin e XXI, disa logjika lokaliste e provincialiste, fisnore e arkaike, karieriste e te interesit, te ngulitura ne mentalitetet e malesoreve te sotem ne njenen ane dhe synimet e perhershme te pushtetarve malazez per te pase krejtesisht nen kontroll jeten tone?! Ne fakt, projektet e pushtetit per te na asimiluar e dezintegruar si element etnik, po bejne qe malesoret dhe shqiptaret nen Mal te Zi, ne vend te prosperitetit edhe per shume kohe do te merren: kush, me te mbijetuerit, kush me adaptimin jorezistent ndaj pushtetit, kush gjithnje duke rezistuar sikur lisi i vjeter, ca te tjere…kembekryq e kesulen menjane …, por gjithesesi te ndare e te percare per te zezen e vet e te miren e armikut. M
jerisht, shume pune te tij, po i bejme ne me doren dhe mendjen tone. Kjo eshte e pafalshme!
…..Para 6 vjetesh kemi qene deshmitare te faktit, se, kure eshte fjala per shqiptaret, e kami te veshtire ti kuptojme pushtetaret malazeze, kure sillen si njerez e kure si kafshe; ashtu sikurese e kam te veshtire poashtu ti kuptoj edhe disa shqipfolesa tane, kure u rrjedhe ne dej, gjak shqiptari, e kure gjak tradhtari?! Shpresoj se edhe per te sotmen do te shkruehen romane historike, por mbasi duhet te kaloje nje gjysme shekulli, atehere sigurisht jo nga ky Fran Camaj, por dikush tjeter.
Faleminderit shume, per vemendjen!

KOMENTOJE