Kuvendi i Shqipërise ka hapur me një ceremoni solemne vitin e aktiviteteve për 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Jo rastësisht, për të nisur kremtimet e 100-vjetorit është zgjedhur data 17 janar, dita e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tek i cili simbolizohet bashkimi i shqiptarëve.
Edhe në sallën e kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanovci, pa dallime partiake, ishin se bashku si 6 shekuj me pare, por dhe si 100 vjet me pare, kur baballaret e kombit, nga te gjitha viset shqiptare, shpallen Shqipërinë të lirë dhe te mosvarme.
Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli i beri homazh te gjithe firmetareve te pavaresise, shume prej emrave te te cileve u fshine nga Deklarata e Pavaresise, pas burgosjes, torturave dhe ekzekutimit nga regjimi komunist. Emeruesi i perbashket i te gjitheve ishte cilesimi i 2012-es si viti i shqiptareve.
“Sot nderojmë të gjithë ata bij të Shqipërisë, që në atë shekull dramatik bënë sakrificën sublime, para atdheut dhe fesë së vetme që patën në këtë jetë, shqiptarisë. Burra se këta kanë jetuar më parë, jetuan atëherë dhe të tjerë si këta do të jenë dhe do të kenë një vend në altarin e kombit tonë përjetësisht”, tha Topalli.
Ndërsa kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se “mund të ndërrohen rendet shoqërore, ekonomike dhe politike, mund të ndërrohen formacionet e administrimit, ritmet e zhvillimit, por Shqipëria, shteti i shqiptarëve, atdheu i shqiptarëve të shuar e të përjetshëm, të gjallë e të palindur do të rrojë përjetë të jetëve”.
Ndersa kryeministri Sali Berisha tha: në çdo rrethanë, çdo kohë e çdo furtunë qëndruam së bashku, thellë në zemrën në aspiratën e shqiptarëve qëndron parimi, një komb, një qëndrim. Asgjë nuk mund të ndajë dhe të copëtojë shpirtin e një kombi, trupin po, por shpirti është një i pandarë. Shpirti i një kombi është liria e tij dhe është e pandarë, ndaj lavdi Zotit ne vijmë sot të lirë në këtë sallë, sepse qëndruam së bashku”.
Kryeministri Berisha i beri homazh edhe kombit amerikan, udheheqesit e te cilit, te frymezuar nga liria, i jane gjendur prane dhe kane ndihmuar shiptaret te mbijetojne si komb ne trojet e tyre dhe te prosperojne gjate gjithe ketyre 100 vjeteve.
“Nga fillimi i shekullit që shkoi deri në fund të tij, në çdo betejë të madhe në krahun tonë ka qenë fuqia më e madhe, më e fuqishme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një ditë nderimi”, tha Berisha.
Ne kete 100-vjetor shqiptaret, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi kane një qëllim, të ecin perpara si qytetare europiane, duke deshmuar se i perkasin qyteterimit perendimor. /top-channel/
Më poshtë mund të lexoni fjalën e deputetit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Bardhi:
E nderuara Kryetare e Parlamentit zonja Topalli,
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë zotëri doktor Berisha,
I nderuar Kryetar i Republikës së Kosovës zotëri Krasniqi,
Të nderuar deputet nga të gjitha viset shqiptare pra Kosova, Maqedonia,
Lugina e Preshevës, të Malit të Zi,
Të nderuar përfaqësues të diplomacive, mysafir, zonja dhe zotërinj,
Përshëndetje të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj mbledhje, të këtij kuvendi shqiptar e gjithë shqiptar.
Në emër të deputetëve shqiptar nga trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në emër të shqiptarëve nga Mali i Zi ju përshëndes përzemërsisht dhe ngrohtësisht në këtë 100 vjetor! Vlen të kremtojmë dhe duhet të jemi krenar, edhe për flamurin edhe për shtetin, edhe për shtetet dhe obligim për të ardhmen më të mirë. Shqiptarët në Mal të Zi asnjëherë nuk e patën pozitën e mirë as të mirë, por po punojmë që të bëhet mirë dhe duhet të punojmë.
Tëposhta më e madhe ishte atëherë kur në 48 u mbyllën dhe na i mbyllën kufijtë me Shqipërinë. Atëherë ne na këputën një damar të qafës. Prandaj zonja dhe zotërinj deputet dhe të gjithë ju shqiptar le të jetë dhe kjo e sotmja, ky kuvend me përfaqësues, me deputet nga të gjitha viset shqiptare një vazhdim i lidhjes së damarit të këputur, i shërimit të plotë.
Gëzuar!
Faleminderit!
Marrë nga: Kuvendi i Republikes së Shqipërisë