17 janari, 544-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar

Sot mbushen plot 544 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Ai ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Ky përvjetor i rëndësishëm për historinë kombëtare të vendit të shqipeve do të kurorëzojë edhe çeljen e aktiviteteve mbarëkombëtare për festimin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë së vendit, një ceremoni me shumë aktivitete që do të çelet sot në mesditë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet Shqiptare.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të zhvillojnë homazhe në Varrin e Skënderbeut në Lezhë me rastin e përvjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Forumi për Demokraci dhe Etikë do të organizoj Marshin e paqes në Tiranë. Ndërsa Aleanca Kuq e Zi do të zhvillojë sot një tubim në Krujë.

KOMENTOJE