Tragjedia e Dodë Smajlit dhe mikut të tij (Me rastin e 60-vjetorit tё rёnies)

Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York

Nё vendlindjen time pas Luftёs sё Dytё Botёrore ёshtё folur mё shumё pёr rёnien tragjike tё Dodё Smajlit se pёr asnjё ngjarje tjetёr. Pёr fshatin Nikmarash ku ka lindur Doda kanё shkruar shumё autorё shqiptarё dhe tё huaj. Disa nga ato shkrime janё botuar nё revistёn “Leka” dhe “Hylli i Dritёs”. Qёndresa anti serbo-malazeze e Nikmarashit para dhe pas Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit ёshtё e njohur nё histori. Nё Triesh flitej vazhdimisht pёr varrezat e ushtarёve sllavё nё Nikmarash. Ato varre ishin dёshmi e qёndresёs heroike tё kёsaj treve. Gurёt e atyre varreve nuk u prekёn pёr shumё kohё. Nё fund tё shekullit XIX Mark Milani kёrkoi largimin e tyre, jo nё shenjё nderimi, por pёr faktin se ushtria serbo-malazeze kishte pёsuar rёndё nё atё luftё. Pas Kongresit tё Berlinit, Trieshi ra nёn pushtimin e Malit tё Zi. Knjaz Nikolla emёroi Marash Markun kryekapedan tё Trieshit. Vёllazёria e tij Gjeloshaj ishte njё ndёr familjet mё tё nderuara tё vendit. Dodё Smajli lindi e jetoi nё kullёn e Marash Markut. Babai i Dodёs –Smajl Prёçeta, ishte ndёr burrat mё tё respektuar tё kёsaj treve. Ata kishin udhёhequr Trieshin pёr pothuajse njё shekull. Marash Marku pavarsisht se sundonte me dorё tё hekurt, kёrkoi nga Knjaz Nikolla liri tё plotё fetare dhe tё drejta kombёtare. Marash Marku i ka thёnё juristit tё famshёm malazez, Valltezar Bogishiqit se nё Triesh sundojnё sipas Kanunit tё Lekё Dukagjinit dhe betohen pёr armёt e Skёnderbeut. Atё shtёpi historike dhe tragjike qё gjendet nё krahun e majtё tё rrugёs kryesore tё asaj treve e kam parё qindra herё. Dera e kesaj shtёpie nё kohёn time ishte pothuajse gjithmonё e mbyllur.Aty jetonte vetёm njё grua e moshuar. Atё plakё e quanin Prёti i Dodё Smajlit.Tragjedia familjare dhe varfёria ia kishin zi jetёn. Ajo ishte gjithmonё e mёrzitur.
Nё fund tё Luftёs sё Dytё Botёrore, djali i Dodё Smajlit-Nikollё Doda u thirr pёr shёrbim ushtarak nё Armatёn jugosllave. Filloi shёrbimin pavarёsisht se pёr shqiptarё shёrbimi ushtarak ishte tepёr i vёshtirё. Disa oficerё jugosllavё ishin shovinistё dhe barbarё. Shёrbimi ushtarak pёr shqiptarё ishte torturё sidomos pёr ata qё nuk flisnin serbisht.Shumё herё oficerёt shovinistё jugosllavё i shanin dhe i rrahnin ushtarёt shqiptarё. Kёshtu ndodhi edhe me Nikollё Dodёn. Njё ditё prej ditёsh, ndёrsa qёndronte gatitu nё radhё me ushtarёt e tjerё, kapiteni jugosllav i kishte rёnё shuplakё dhe e kishte sharё. Nikolla kishte dёgjuar nga tё parёt e tij se rrahja pёr burra ёshtё e ndaluar. Shuplakёt dhe sharja e prekёn rёndё nderin dhe dinjitetin e kёtij djali shqiptar, dhe aty pёr aty e vrau kapitenin shovinist jugosllav. E arrestuan nё vend dhe e futёn nё burg. Kaluan javё e muaj dhe familja nuk mori letёr as lajm pёr djalin e vet. Mё vonё, autoritetet shtetёrore e njoftuan Dodё Smajlin pёr aktin e djalit.Natyrisht se prindёrit u trishtuan kur dёgjuan se çka kishte ndodhur, pasi qe jua merrte mendja pёr gjёndjen e rёndё dhe pёr torturat barbare qё ushtronin kundёr tij. Dodё Smajli vuri nё veprim tё gjitha miqёsitё dhe lidhjet pёr shpёtimin e djalit nga ferri i atij burgu . Bile kёrkoi ndihmё nga njё personalitet i shquar i Malit tё Zi,gjenerali Gjoko Mirasheviq,origjina e tё cilit ishte nga fisi i Dodё Smajlit. Gjoko Mirasheviqi dhe Dodё Smajli shkuan nё Beorgrad disa herё dhe u takuan me autoritete tё larta politike dhe ushtarake. Dodё Smajli ishte shum i zgjuar. Ua shpjegoi se nё traditёn shqiptare sharja publike dhe rrahja e burrit janё tё papranueshme. Shpjegimet dhe interpretimet e Dodёs u morёn parasysh. Mё nё fund Nikollё Doda u lirua.Ky rast ishte shembull pёr ndalimin e dhunёs nё Armatёn e Jugosllavisё.
Nikollё Doda u kthye nё vendlindje i rraskapitur. E kishin “çmendur” torturat e burgut. Nuk ishte mё ai Nikollё Doda i mёparshёm. Pas lirimit nga burgu nuk jetoi shumё dhe vdiq nё moshёn 25 vjeçare. E qajtёn dhe e vajtuan mё shumё se asnjё djal tjetёr. Babai i tij, Dodё Smajli, ishte njёri prej vajtorёve mё tё pёrmendur tё Malёsisё sё Madhe.Vajtimet e Dodё Smajlit pёrmenden sot e kёsaj dite. Ishte gojtar dhe shumё objektiv. Pёrveç tjerash Dodё Smajli ishte humorist i njohur. Edhe sot flitet pёr humorin e Dodё Smajlit dhe Gjo Mixhit.

Tragjedia nё kёtё familje nuk mori fund me vdekjen e Nikollёs. Kjo dhimbje e madhe la derёn hapur edhe pёr tragjedi tё tjera, qё ishin pasojё e ndryshimeve politike nё atё vend. Nё vitin 1948, Jugosllavia braktisi Bashkimin Sovjetik dhe Joseph Stalinin.Ky qёndrim shkaktoi çrregullime tё mёdha nё shoqёrinё komuniste jugosllave.Besnikёt e Stalinit filluan fushatёn kundёr forcave politike tё moderuara. Por ata pёsuan rёndё,sepse shumica pёrfunduan nё burgun famkeq tё Goli Otokut. Radomir Mirasheviqi, qё ishte djali i vёllaut tё Gjoko Mirasheviqit, ishte bolshevik dhe stalinist,edhe pse kishte gradёn major nё Ushtrinё jugosllave. Forcat e sigurimit e kёrkuan pёr njё kohё tё gjatё,por nuk e kapёn dot. Mё nё fund kёrkoi strehim dhe shpёtim tek Dodё Smajli. Natyrisht se xhaxhai i tij Gjoko Mirasheviqi e kishte udhёzuar tё shkonte te Doda. Shum djem shqiptarё tё kёtij fshati mbёshteten ideologjinё staliniste dhe si pasojё shumё nga ata u burgosёn,disa tё tjerё u arratisёn nё Shqipёri, bile dy-tre prej tyre janё vrarё nё atё kohё. Doda nuk ёshtё pёrzier kurrё nё çёshtje politike dhe nuk ishte aspak i privilegjuar. Qёndrimet e tij politike i bёnte tё qarta nё fjalime publike.Edhe sot pёrmendet vargu i tij poetik shum domethёnёs nё vdekjen e njё burri nё Hot: “Do tё kisha folё hakun,por kam frikё dajakun”.
Sigurimi jugosllav kishte informata tё sigurta pёr lidhjet e Dodёs me Gjoko Mirasheviqin dhe mbёshtetjen qё i kishte dhёnё pёr lirimin e djalit. Sigurimi nuk kishte nevojё pёr shumё informata sepse i kishin tё qarta lidhjet e tyre tё mёparshme.

Me 11 janar tё vitit 1951 nё orёt e vona tё natёs forcat ushtarake dhe policore jugosllave rrethuan shtёpinё e Dodё Smajlit.
Mons.Simon Filipaj qё nё atё kohё ishte meshtar nё Triesh thotё edhe kёto pёr tragjedinё e Dodё Smajlit nё veprёn e tij: “Njё Jetёshkrim i Shkurtёr”. Isha nё shtёpinё e Preç Marashit Gjonlekaj dhe dёgjova tё shtёnat e mitrolozёve dhe bombave. Ky prelat i mirёnjohur shqiptar qё mё vonё ka pёrkthyer “BIBLËN” nё gjuhёn shqipe shkruan: “Jehonin majet e maleve pёrreth, e tregoj tё vёrteten, nё trup e shpirt,sprovova njё farё dridhjeje,sepse ishte diçka qё nuk e kisha pritur e nuk e dija se çfarё do tё kishte ndodhur e çka do tё na gjente”? Mons . Filipaj shkruan se kёtё ngjarje e kishin parё me sytё e tyre dy djemtё e Mark Pjetrit–Gjergj
i dhe Zefi–sepse kishin kaluar atё natё pёrpara shtёpisё sё Dodёs. Preç Marashi i pyeti se çka ndodhi. Nuk e dimё ishin pёrgjegjur ata,por e dimё qё shtёpinё e Dodё Smajlit e kishte rrethuar ushtria. Ushtria kёrkoi qё tё largohemi sa mё parё.Gjergj Marku dhe Zef Marku janё djemtё e axhёs tim. Kemi jetuar nё njё shtёpi pёr pothuajse 20 vjet por kurrё nuk i kam dёgjuar duke folur pёr kёtё çёshtje. Nuk e di pse? Ndoshta ishin tё porositur nga sigurimi!

Javёn e kaluar bisedova nё telefon pёr kёtё çёshtje me Martinin e Dodё Smajlit. Ai jeton nё Tiranё.Ështё nё moshёn 86-vjeçare. Martin Doda Gjeloshaj ёshtё i vetmi dёshmitar i gjallё i kёsaj ngjarje. Ai kishte ndodhur nё shtёpi atё natё tragjike dhe historike. Ai e pa me sy rrethimin e shtёpisё. Martini tregon se kishte parё qindra ushtarё e policё jugosllavё. Dёgjoi thirrjet e tyre pёr dorёzim. Nёna dhe motrat u dorёzuan, thote Martini. Ndёrsa, Radomiri, Doda dhe Unё, nuk u dorёzuam. Martini tregon se Radomirit i vinte keq pёr mua. Nё ato çaste tragjike i tha babait: “Kujdes tё mos vritet djali”. Unё e çava rrethimin tregon Martini,ndёrsa ata u vranё nё vend. Martini ishte plagosur rёndё.Pavarёsisht se trupi mё kullonte gjak, ashtu i plagosur arrita nё shtёpine e Nikollё Mirit nё kufi mё Shqipёrinё. Nёna dhe motra e Nikollё Mirit mё shpёtuan. Ato mё strehuan, mё lidhёn plagёt dhe mё kaluan nё Shqipёri. Qёndrova nё spitalin e Shkodrёs disa muaj dhe u vendosa nё Shqipёri pёrgjithmonё.U ktheva nё vendlindjen time pёr herё tё parё nё fillim tё viteve ’90, pas 40 vjetёsh pёr tё rivarrosur
babain tim. Ushtarёt jugosllavё pasi i kishin pushkatuar i kishin qitur tё dy trupat e tyre tё pa jetё nё njё grop pas shtёpie. Ajo gropё ishte varri mё misterioz i Malёsisё. Familjarёt dhe vёllazёria e Radomir Mirasheviqit i morёn eshtrat e djalit tё tyre. Populli tregoi respekt dhe i pёrcolli me nderime tё mёdha. Ata morёn pjesё nё varrimin e babait tonё. Edhe ne morёm pjesё nё varrimin e djalit tё tyre. Radomir Mirasheviqi ishte vrarё nё moshёn 28-vjeçare. Gjoko Mirasheviqi dhe familja ishin njёra prej familjeve mё fisnike nё Mal tё Zi. Ata e vlerёsuan sakrificёn e Dodё Smajlit.
Nikollё Doda kishte pёsuar mundime tё mёdha pёr çёshtje nderi dhe dinjiteti,ashtu siç kishte pёsuar edhe babai i tij Dodё Smajli. Ata u flijuan nё altarin shqiptar tё nderit. Dodё Smajli ёshtё legjendё e Malёsisё. Ështё e drejtё qё shtёpia ku lindi dhe u vra Dodё Smajli tё shndёrrohet nё muze. Dhe nё oborrin e asaj shtёpie legjendare tё ndёrtohet njё monument. Kjo tragjedi ёshtё e ngjajshme me ato tё koheve antike. Ata dhanё jetёn pёr mik, pёr nder dhe pёr dinjitet. Kjo tragjedi mund tё jetё frymёzim pёr poetё, shkrimtarё dhe artistё. Shpresojmё qё njё ditё Qeveria e Malit te Zi tё hapё arkivin dhe dosjet e kёsaj tragjedie pёr historianёt e ardhshёm. Pёr mё shumё se 40 vjet nё mёrgim e kujtoj me dashuri e dhimbje vendlindjen time dhe tragjedinё e Dodё Smajlit.

KOMENTOJE