Kryetari i Iniciativës Qytetare dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi Vasel Sinishtaj, u takua me kongresment , Piters, Levinn dhe Engel

BEQIR SINA, New York

Sinishtaj: :”Besoj shumë tek angazhimi i kongresmenit Gary Peters, kongresmenit Sander Levin dhe natyrisht tek kongresmenit Eliot Engel që të na ndihmojnë në të ardhmen të arrihen të realizohen liritë e të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, për çka ata edhe janë dëshmuar për politikën shqiptare qoftë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës.”

Johnson Avenue Bronx NY: Deputeti shqiptar i Parlamentit të Malit te Zi, Vasel Sinishtaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua me kongresistët Eliot Engel dhe Geri Piters si dhe kongresmenin Sander Levinn. Sinishtaj i njohu ligjëvënsit amerikan, mbi diskriminimin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe kërkoi nga ata një mbështetje të fuqishme për komunën e Tuzit me ingerenca të plota e jo komunë urbane e Podgoricës, siç e kan quajtur pushtetarët malazezë.

Kongresisti Engel tha se ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës, duke qenë vullnet i qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë shumicën në Tuz. Kongresisti Engel tha se do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi që kjo kërkesë e qytetarëve për komunën e Tuzit të realizohet sa më parë, mbasi për këtë ai ka marrë dhe një premtim prej tyre.

Kongresisti demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i cili për më shumë se dy dekada merret me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, dhe viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, u takua ditën e premte në zyrën e tij në New York, me deputetin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, i shoqëruar nga aktivisti i njohur i komunitetit Luigj Gjokaj(ish kryetar i Fondacionit Vendlindja Thërret) – i cili ishte njëkohësisht dhe intelekutor i këtyre takimeve me kongresmenët amerikan.

Në këtë takim mori pjesë edhe miku i kongresistit Eliot Engel, veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë zoti Harry Bajraktari

Kongresisti Engel pasi dëgjoi nga z Sinishtaj faktetet për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Mal të Zi, premtoi se do të angazhohet që shqiptarët në këtë pjesë të Ballkanit të kenë të drejtat që u takojnë si të gjithë popujt e tjerë. Kongresisti Eliot Engel, i cili ka vite që me komunitetin shqiptarë të Amerikës, është duke punuar për arritjen e statusit të plotë të Komunës së Tuzit, tha se ka marrë premtime nga Podgorica për realizmin e kësaj kërkese të shqiptarëve në Mal të Zi.

Gjatë takimit ai i premtoi deputetit Sinishtaj se do të angazhohet gjatë këtij viti në koordinim me shqiptarët që kjo komunë të marri statusin e vetëqeverisjes së plotë ashtu si edhe komunat e tjera në Mal të Zi. Deputeti Sinishtaj e faleminderojë kongresmenin Engel dhe e ftoi për një vizitë në Malësi. Ftesa e deputetit shqiptar, nga parlamenti i Malit të Zi, u pritë me shumë kënaqësi nga kongresmeni demokrat i New Yorkut , mik i dëshmuar i shqiptarëve Eliot Engel.

Duke folur për gazetën kombëtare Bota Sot, deputeti shqiptar i Malit të Zi, Vasel Sinishtaj tha se :”Qëllimi kryesorë që takova kongresmenin Eliot Engel, është se ky takim po kryehet në vendin dhe momentin e duhur. Mbasi ky është personi që ka bërë më shumë se çdo tjetër për çështjen e tonë. Dëshirojmë që edhe ne si popull autokton në Mal të Zi, t’i nxjerrim në pah ato shqetësimet e veta para ligjëvënsve amerikan këtu në SHBA, pas pavarësimit të shtetit të Malit të Zi.

Sepse është ai është shteti që po na frigon dhe po na merr të drejtat që i kishim fituar edhe ma parë, dhe mos realizimi i lirive dhe të drejtave që janë të garantuara me kushtetutën e Malit të Zi. Piksëpari, ne kemi menduar të njohim ligjëvënsit amerikan, për liritë e të drejtat njerëzore qytetare, ato individuale dhe kolektive, shqetësimet tona duke filluar prej momentit të arsimimit, kulturës, por edhe vetëqeverisja lokale dhe arritja e komunës së plotë për qytetatrët të Malësisë me kryeqendrën e saj Tuzin.

Kështu që shtoi zoti Sinishtaj , dhe ajo që kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi është se tek ne vazhdon një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve, mbasi shqiptarët janë specifikë në Mal të Zi, për nga gjuha kultura dhe tradita, të cilat këtij populli ia ka falë perendia krahasur me popujt e tjerë. Dhe mos përfaqësimi dhe marrja e asaj që quhet përfaqësim autentik, të formacionit afirmativ të shqiptarëve në Mal të Zi, erdhi deri tek ulja numërit të deputeteve nga 5 në 3 dhe kjo ka ndodhur vitet e fundit, deri në parandalimin e përdorjes së çdo simboli kombëtar shqiptar, çka do të thotë ndalimin e përdorimit të flamurit tonë kombëtar flamurit kuq e zi. Mbasi për ne shqiptarët “ky flamur nuk është rastësi që është kuq e zi , por është indentiteti ynë kombëtar” që ne do t’a mbrojmë edhe me gjak, tha ai.

Sinishtaj : “Këto shqetësime dhe ato që definuam për të ardhmen në mënyrën e bashkëpunimit për t’i arritur të gjitha këto ne jemi në pritje se do t’i realizojmë së bashku me diasporën shqiptare që kemi këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe miqt e dëshmuar të administratës Amerikane”

Më pasë ai tha se “Mendojë se bindëshëm kemi dëshmuar për diçka që po ndodh negative në shtetitin e pavarur të Malit të Zi me shqiptarët. Këto nuk thuhen për herë të parë dhe vetëm në këtë takim por këto shqetësime i kemi bërë me dije edhe me ambasadorit të Misionit Europian atje zotit Leopold Mauer ju kemi thënë haptas dhe institucioneve dhe përfaqësuesve europian të interesuar për Malin e Zi, por, edhe kongresmenit Gary Peters, kongresmenit Eliot Engel dhe kongresmenit Sander Levinn, që të na ndihmojnë në të ardhmen të arrihen të realizohen liritë e të drejatat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Së fundi Sinishtaj tha se :”Besoj shumë tek angazhimi i kongresmenit Gary Peters, kongresmenit Sander Levin dhe natyrisht tek kongresmenit Eliot Engel që të na ndihmojnë në të ardhmen të arrihen të realizohen liritë e të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, për çka ata edhe janë dëshmuar për politikën shqiptare qoftë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës. Eliot Engel, është një dëshmitar i gjallë i asaj që është premtuar nga Podgorica, për liritë e të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, por që edhe sot e kësaj dite nuk është realizuar”.

KOMENTOJE