Malësori që ia ka vënë syrin Senatit Amerikan – nga Zef Pergega

Nje shqiptaro-amerikan me origjine nga Malesia e Madhe ia ka vene syrin senatit Amerian dhe per kete arsye ka nisur fushaten elektorale. Para 22 vitesh Pjerin Lumaj mberriti ne Amerike si azilant politik, ia nisi mesimit te gjuhes anglese duke punuar ne Burger King, mbaroi universitetin dhe u be avokat ne New-Yorl. Punoi tete vjet ne adminstraten amerikane si jurist dhe ekspert i kriminalistikes. Ai nuk harron te vlersoje komunitetin e Detroitit, sidomos malesoret bujare qe e ndihmuan familjen e tij te strehohej, punesohej dhe madje me ato donacione blene makine dhe paten disa dollare ne banke.

Idete konsevatore qe ai perfaqeson ne garen si senator, i propozuar nga partia rebublikane jane ne perputhje me programin per ndryshim te Amerikes, por qe shkojne ne linje edhe me traditen e familjes shqiptare.
Para pak javesh Ndue Ftoni pronar i “Imperial Hause” shtroi nje darke per nder te avokatit Pjerin Lumaj dhe aty u ngrit nje grup nen drejtimin e aktivistit te diaspores shqiptare Luigj Gjokaj, i cili pohoj se tani eshte koha jone qe ne te kemi perfaqesuesin tone ne tempuillin e lirise dhe te ligjeve. Njekohesiht duhet te vazhdojme te promovojme fushatat elektorale te kongresisteve dhe senatoreve amerikane, te cilet na jane gjendur ne cdo situate, duke marre vendime pozitive per ceshtjen e kombit shqiptar dhe vecanerisht ate te Kosoves. Kurre nuk duhet ta harrojme ndihmen, por me perfaqesimin e Pjerin Lumajt kemi nje arme me te forte ne duart tona ne rrugen e kerkesave demokratrike per zgjidhjen e ceshtjeve sic jane ata te Malesise e Camerise dhe problemeve shqiptare ne Maqedoni e gjetke.
Ne kete grup te te meshtetjes se kandidatures se Lumajt u angazhuan disa aktiviste e biznesmene si avokati P. Lulgjuraj. P Shkreli, K. Qafa. D. Beleshi, N. Ftoni A. Lumani, Gj. Kacorri, N. Ivanaj, Rr Dedvujkaj A Qotaj, M. Sallaku etj, si dhe liderit e qendrave fetare, si Dom Fran Kola e Dom Ndue Gjergji, dhe Sh. Gerguri. Ky grup pergatiti disa takime te kandidatit Lumaj me komunuitetin e Detroiti dhe takimin final me 15 janar ne “Imperial Hause”

Ne mbremjen finale folen per kandidatin Lumaj perfaqesues te partise republikane te Detroitit, si avokati Kevin Bernz, shqiptaro-amerikani qe ka qene ushtar ne Irak, Vladimir Vushaj, ushtari amrikan ne Irak Evin Winski, avokati shqiptaro-amerikan Pjeter Gojcaj, te cilet prezantuan ne prani te me shume se 300 pjemarresve vlerat intelektule te kandidatit Lumaj.
“Ne kemi nevoje per njerez qe nuk harrojne prej nga vijne dhe jane te ndergjeshem per te sfiduar veshtiresite per nje perfaqesim dinjtoz qe te ndryshojme Ameriken drejt progresit”- tha Kevin Bernz. Evin tha nder te tjera se sot po shoh tek shqiptari Lumaj nje lider serioz dhe te vendosur, keshtu duhet te jete nje senator amerikan

Kandidati per senator Pjerin Lumaj iu pergjigj pytjeve te pjesmarresve dhe ne esence ai tha se ne jemi shqiptaro-amerikan dhe deshirojme ta ndertojme enderren amerikane dhe jo te lejojme qe dikush te na prishi. Zoti na ka dhene te drejtat dhe qeveria nuk duhet te na i marre. Ajo nuk duhet te kontrolloje jeten tone, por te jete regullator. Shume familje kane levizur nga Detroiti, madje edhe shqiptare dhe faji eshte i lidershipit ne pushtet se njerezit duan nje jete me te mire. Une jam i vendosur per fitore se ia kam hyre kesaj rruge me krahet e mi. Nese nuk zgjidhem pa tjeter dikush mbas dy vitesh shpresoj dhe besoj se nje shqiptar do te jete senator apo kongresist amerikan. Duhet te celim nje dere per shqiptaret ne Washinton. Kemi ndimuar amerikanet le te ndihmojme edhe veten. Jemi pjese e jetes ekonomike amerikane po jemi ende te varfer ne pjesmarrje politike dhe perfaqesuese ne instancat e larta amerikane. Amerika tani eshte vendi yne. Ajo nuk sundon, por udheheq demokracine ne bote, kunder terrorizmit dhe diktaroreve. Ne Amerike ka shqiptar qe gjate historise kane dhene jeten per lirine e te tjereve. Une edhe nese zgjidhem apo jo do te vazhdoi te punoi per ceshtjen kombetare shqiptare. Ne duhet te jemi te bashkuar ne Amerike qe te marrin mesazhe ata qe shkelin te drejtat e shqiptareve ne Malesi e kundo. Si senator i ardheshem nuk do te lejoi qe te behen ndryshime ne Gjykaten Supreme amerikane.
Ne kete takim me kandidatin Lumaj te shtetit te CONNECTIKUT bashkebiseduan disa aktiviste e lider fetar si Dom Ndue Gjergji, Ded Beleshi, N. Popaj, Rush Dragu, z. Pergega, Luk Juncaj, Tom Paloka e disa te tjere

Ne fund Lumaj optimist nga mbeshtetja e shqiptareve me 15 mije dollar falenderoj komunitetin shqiptar te Detrotit dhe grupin e fushates te drejtuar nga Luigj Gjokaj. Aktivitetin e filmuan dy televizionet e kominitetit.

KOMENTOJE