Shqiptarët e Michiganit kërkojnë ndihmë nga kongresmeni G. Peters për lehtësime në ligjin e emigracionit – nga Zef Pergega

Kongresmeni i Michiganit Gary Peters po merr iniciativa të rëndësishme në dobi të votuesve të vet dhe komunitetit shqiptar të Amerikës. Aksionet e tij politike dhe legjislative kanë një vizion të qartë në kupën e lirisë për zgjidhjen e shumë çështjeve që kanë njerëzit dhe sidomos shqiptarët me problemet e emigracionit. Kohet e fundit Mr. Peters mori një takim me disa biznesmenë shqiptar-amerikan të iniciuar nga Ekrem Bardha, i cili u zhvillua në lokalin “Fortesa” me pronar vëllezërit Duhani. Në ketë takim Mr. Peters sqaroi vështirësitë ekonomike të Amerikës dhe perspektiven për të dalë nga kjo gjendje. Pas vizitës së kongresmenit Gery Peteres në Shqipëri dhe në Kosovë u organizua në Kishën e Shën Palit në Detroit një takim ku Mr. Peters foli për bisedimet e tij me lider politik në Tiranë dhe Prishtinë si dhe me familjen Haradinaj. Në ketë takim Ekrem Bardha, Kujtim Qafa dhe disa të rinj kërkuan nga Mr. Peters që të ndërhynte në Kongresin Amerikan mbi disa veprime të gjykatës se emigracionit që po prekte të drejtat e shqiptarëve, duke i ndarë pjesëtaret e familjes. Gjithashtu avokati Josef Devukaj kërkoj që të vihet në vëmendje të administratës amerikane çështja e shqiptarëve në Mal të Zi. Kongresmeni Peters premtoj që në të ardhmen të angazhohet në ketë çështje. Ndërsa Tom Duhani në fjalën e tij theksoi çështjen e bashkimit kombëtar. Ai tha se po bashkohet Europa dhe Shqipëria me Kosovën po mbeten të ndara, prandaj kërkoj ndihmën e Amerikës për këtë problem madhor të kombit tonë.
Kongresmeni Gary Peters është një nga të zgjedhurit që manifeston vlerat demokratike të Amerikës dhe shpirtmadh me votuesit e vet. Komuniteti shqiptar i Michiganit përfaqësohet me dinjitet dhe besim nga një mik i mirë, njerëzor dhe aktiv në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

KOMENTOJE