Pjerin Lumaj malesori dhe shqiptari qe nalteson vehten dhe kombin e tij – nga Sytki Ndrecaj

Kushdo mund ta quaje vehten te priviligjuar kur shkruan apo reflekton per nje ngjarje, ndodhi apo eveniment qofte te treves, me gjere ate kombetar apo rajonal, por une me te vertete e quaj vehten te kenaqur e pse jo edhe te ndihmuar nga fati por dhe kontributet e mia personale, politike, pushtetare e per me teper shoqerore te kryej nje detyre qe kurrsesi nuk mund ta shkepus nga detyrat e mia te perditshme ate te problemeve, halleve e shqetesimeve e pse jo edhe gezimeve e sukseseve qe kalojne bashkmalesoret e bashkatdhetaret e mi jo vetem brenda Malesise se Madhe brenda kufirit shteteror, por edhe pjeses tjeter qe ndodhet padrejtesisht ne anen tjeter te kufirit e konkretisht ne Mal te Zi, si dhe per cdo shqiptar kudo ai ndodhet, pasi kjo eshte detyra esenciale e nje patrioti e shqiptari te ndershem.
Ndaj nuk mund te shkeputesha nga ato qe theksova me siper as per shokun, mikun, bashkmalesorin e bashkshqiptarin tim Pjerin Lumaj me te cilin me ka lidhur jeta me e bukur ( jeta studentore ) ajo jete qe jo cdo kush e kishte privilegj per vete shkaqet e rrethanat qe sillte ai sistem qe me te mire e te keq e kaluam se bashku per te arritur tashme ne kete dite qe jetojme, ne diten e lirise se mendimit, arsyetimit dhe politikberjes.
Sapo u informova se shoku im i kursit ( i shkolles se larte ) Pjerin Lumaj pas gjithe atij kalvari vuajtjesh, sakrificash dhe persekutimesh tashme i ndodhur ne shtetin simbol te demokracise ( SHBA ), ka ecur per me tej duke sjellur nje risi per mbare bashkmalesoret e bashkshqiptaret tashme rrugen e politikes per ti dhene bashkombasve te tij ( e tonen se bashku ) mundesine e perfshirjes ne jeten me qyteteruese ate te kerkeses dhe privilegjit per te shkuar ne Senatin Amerikan. E jo vetem si shqiptar por edhe si nje amerikan i civilizuar qe kerkon drejtesi dhe perparim per te gjithe. Jam i bindur se rreth kesaj gjithe shqiptaret qe ndodhen atje nuk do hezitojne per te dhene jo vetem voten e tyre por edhe per ti bere nje fushate model civilizues ne menyre qe te terheqin prane tyre edhe qytetare te tjere jo shqiptare por qe jam i bindur se do gjejne tek Pjerini senatorin e duhur e te palodhur per zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e kushteve per te krijuar e miratuar ligje qe jane ne sherbim te qytetareve.
Duke e njohur nga afer si bashkstudent ne Tirane nuk mund te harroj pikpamjet e tij gjithmone reformatore ne drejtim te se drejtes dhe jetes se shqiptareve kudo neper Shqiperi e vecanerisht ne Malesine e Madhe ( e quajtur atehere me te padrejte Malesia e Mbishkodres ). Ashtu sic nuk mund te harroj ate perqafim plot madh teksa ndodheshim se bashku ne praktika mesimore ne Delvine ( ate kohe ne te njejtin rreth me Saranden ) e qe per te do ishte fitimi i lirise si ajo shqiponja teksa rritet dhe le folene e perbashket per te krijuar cerdhen tjeter por te tijen personale. Ky do kishte perqafimi i ndarjes se nje bote te vrazhde dhe takimi i pas disa viteve ne boten e lirise, civilizimit dhe bashjeteses pa dallime politike, fetare, krahinore, racore, kombesie etj.
Ndaj bashkmalesore, bashkshqiptare, amerikan e cfaredolloj kombesie qe jeni votojeni pa hezitim Pjerin Lumaj per senator pasi te ai do gjeni secili nga ju vehten tuaj. Eshte figure e kompletuar, njeri qe me shume se fjalen ka vepren. Nuk po i drejtohem Pjerinit per te me priviligjuar personalisht, por dua tu drejtohem te gjithe ju bashkmalesor e bashkshqiptar qe te jeni te bashkuar per figuren dhe emrin e Pjerin Lumaj. Pasi ju jeni ato qe i jepni Pjerinit kenaqesine e te qenurit malesore te Malesise se Madhe dhe shqiptare te Shqiperise ame, pa te cilet nuk mund dhe nuk do kete kuptim as dalja e Pjerinit si kandidat per senator pa marre parasysh se me cilen parti ai kandidon. Per te dhe per ju eshte e rendesishme qe kandidon nje malesor dhe shqiptar i ndershem e patriot pasi ai eshte malesori e shqiptari qe nalteson vehten e kombin e tij.
Vellazen e motra, shqiptar e shqiptare qe jeni ne amerike keni shansin historik qe ne kuader edhe te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, Ngritjes se Flamurit e per me teper te krijimit te Shtetit Shqiptar te beni epoke ne kohen e momentin e duhur per te rritur edhe me tej krenarine e te qenurit shqiptar. Nuk me mbetet gje tjeter vecse tu uroj ju ( shokut tim Pjerin Lumaj dhe gjithe votuesve ) suksese dhe pavaresisht fitores te jeni kryelarte ne rrugen qe keni nisur.
Me respekt e konsiderate per gjithe ju bashkmalesore e bashkshqiptare

SYTKI NDRECAJ
N/PREFEKT MALESI E MADHE
Koplik me 20.01.2012

KOMENTOJE