Sot në Podgoricë u zhvillua protesta kundër gjendjes së keqe sociale dhe ekonomike në Mal të Zi.
Nën organizimin e Unionit të Sindikatave të Pavarura së Malit të Zi, rreth 10 000 protestues morën pjesë për të shfaqë mosknaqësinë e tyre ndaj rritjes së çmimeve të artikujve jetësorë dhe posaçërisht rrymës elektrike.
Ata protestuan edhe pran ndërtesës së Qeverisë të cilën e gjuajtën me vezë.
Protesta përfundoj pa incidente, por organizatorët deklaruan se ata do të kthehen në rrugë nëse nuk anulohet rritja e çmimit të rrymës elektrike. /Malesia.Org/