Takim pune i ASH-së dhe PD-së – Afrimi dhe bashkëpunimi i subjekteve nacionale shqiptare në Mal të Zi

Alternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike mbajtën takim pune, me temë “afrimi dhe bashkëpunimi i subjekteve nacionale shqiptare në Mal të Zi”.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se është nevojë shumë e madhe që kërkesat dhe projektet që ndikojnë në mënyrë thelbësore në statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, të artikulohen dhe prezantohen në mënyrë sa më unike nga subjektet nacionale.
ASH dhe PD pajtohen që në të ardhmen të punojnë shumë afër, duke mbajtur qëndrime të njëjta politike për çështjet e hapura dhe ato që do të paraqiten në të ardhmen.
Njëkohësisht ,nga ky takim, ftojnë edhe subjektet tjera nacionale në bashkëpunim të afërt, që qëndrimet politike dhe programet tona të jenë sa më të fuqishme dhe si të tilla me më shumë legjitimitet, ato të kërkohen të realizohen para strukturave udhëheqëse(qeveritare).
ASH dhe PD fuqishëm do të angazhohen, që ne pjesët ku ato veprojnë,të punojnë në bashkimin e subjekteve tjera nacionale. Njëkohësisht janë pajtuar që në të ardhmen, në mënyrë intensive të vazhdojnë komunikimin, qenë takimet e ardhshme të kemi edhe ndonjë marrëveshje politike për bashkëpunim dhe veprim politik të subjekteve nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi.

Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj, Kryetar
Partia Demokratike – Fatmir Gjeka, Kryetar

KOMENTOJE