Berisha: Shqipëria vlerëson arritjet e shqiptareve në Mal të Zi (update: video / takimet)

Në kuadër të vizitës së kryministrit shqiptar Sali Berisha në Mal të Zi sot ai pati takim me homologun e tij malazez Igor Llukshiq. Në konferencen e përbashkët për shtyp që patën të dy kryeministrat ato u pajtuan se mardhënjet në mes të dy vendeve janë dhe do të bëhen model për rajonin tonë.

Ndër pikat që të dy kryeminstrat preken gjatë takimit në mes tyre ishin valorizimi i mundësive turistike që kanë dy vendet duke u nisur nga Bjeshët e Nemuna, lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës, puna në infrastrukurë për lidhjen më të mirë në mes qyteteve dhe zonave duke potecuar rrugën që do të lidh Plavën me Podgoricën nëpërmjet Shqipërisë, thjeshtimi i procedurave për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave etj.

Kryeminstri Berisha duke folur për pozitën e Shqiptareve në Mal të Zi u shpreh se vlerëson progresin e arritur dhe inkurajon dialogun me qeverinë dhe forcat politike në Mal të Zi.
“Shqipëria vlerëson progresin e ndjeshëm, real, që shqiptaret në liritë dhe të drejtat e tyre njerëzore kan bërë në Malin e Zi. Vlerësojmë dialogun konsant, konstruktiv që ato kanë me qeverinë dhe forcat tjera politike të këtij vendi”, u shpreh Berisha.

Në pyetjen e një gazetari drejtuar dy kryminstrave se a mund të ndikojnë elementet nacionaliste për stabilitetin në rajon, Llukshiq deklaroi se:
“Ne jemi të përkushtuar për bashkëpunim dhe të margjinalizojmë këto elemente. Asnjëherë nuk e kemi trajtuar psh. kërkesen për komunën e Tuzit si joligjitime”.
Kryministri Bersiha në këtë pyetje u përgjigjë se ato janë klithma të shkuara që nuk i don askush më.
“Çdo njëri i qytetruar ka në rend të parë interesin kombëtar. Sot unë mendoj se interesi i shqiptareve ështe integrimin i tyre ne BE. Ideali kombëtar brazohet me idealin europian. Kështu që zërat e ekstremisteve i ngjasin një klithme të shkuar që nuk i don askush më”, u shpreh Berisha. /Ulqini Online/

VIDEO KOMENTOJE