… erdhi Berisha shkoj Berisha … !

Për Berishën nacionalizmi është klithmë e shkuar që nuk e donë kush më (!), kurse interesi kombëtarë i shqiptarëve është integrimi në BE

Berisha shprehet se pozita dhe të drejtat e shqiptarëve janë në nivel të kënaqshëm, me fjalë tjera të shkëlqyeshme! Mos të flasim për të kaluarën, Rozhajën, Plavën e Gucinë, Tivarin, mbase Berishën sigurisht ato as nuk e shqetësojnë.

Po pozita e shqiptarëve në dy trevat që ende kanë mbet shqipfolëse, Ulqini dhe Malësia. Si rrjedhojë shtrohen disa pyetje të cilat po i rreshtojmë këtu:

– A është në dijeni Berisha për kërkesën e shumëpremtuar të Komunës së plotë të Malësisë!?

– për ndërrimin demografik të popullsisë në Malësi!?

– për uljen e mandateve për shqiptarët nga 5 në 3 mandate të mundshme në Kuvendin e Mali të Zi!?

– për paralajmërimin tjetër “demokratik” i cili ndoshta sipas Berishës është edhe kjo në avancimin e shqiptarëve në këtë shtet, lidhur me mos lejimin e flamurit kombëtarë, ku shfaqja e tij në ambiente publike ka si pasoje arrestimin ose gjobën prej 3000 eurosh!?

– për arrestimet me motive politike të Shtatorit të 2006, që edhe Gjykata juaj (shqiptare) i ka vlerësuar si të tilla, pasi me atë arsye e ka liruar Gjon Lucajn i cili ishte akuzuar nga Gjykata malazeze si terrorist!?

Ku atëherë ju zotëri Berisha e shihni pozitën e shqiptarëve këtu në Mal të Zi si të mirë?
Interesi kombëtarë për shqiptarët nën Mal te Zi nuk janë faktet e lartpërmendura dhe as integrimi në BE.

Nga këtu e porositim se për integrimin në BE, mos u shqetësoni shumë, se më shumë se gjysma e shqiptarëve nga Malësia gjinden në SHBA dhe BE, e siç duket nga “përkrahja juaj” edhe kaq sa mbetëm do të asimilohemi ose siç po thoni ju “integrohemi” diku në BE! Sigurisht që për ju nacionalizmi (Atdhedashuria, Kombësia dhe Shteti para së gjithash) është klithmë që ju nuk e doni. Ajo u vërtetua edhe;

– karshi kujdesit që keni ndaj Greqisë; faljes së një pjesë të detit Jon.

– “kujdesit” që po bëni për shqiptarët në Greqi.

– lejimin e autoriteteve greke të hapin shkolla greke në jug të Shqipërisë dhe greqizmin e popullsisë.

– sigurisht nuk deshët të tregoni nacionalizmin kur ministri juaj i mbrojtjes para disa ditësh në Maqedoni, në vizitë zyrtare u prit pa flamur shqiptar?! Poqese do të kishit refuzuar aso lloj pritjesh shtetërore, pa dyshim do të tregoni patriotizem/nacionalizëm.
E pra, atë nacionalizëm do ta tregojnë edhe popujt dhe shtetet më demokratike në botë.

A thua ky “nacionalizmi” që Ju nuk e doni, jua ndalon edhe ta lexoni e jo më zbatoni Nenin 8 / Pikën 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila thotë se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijveve të saj”.
R.Ivezaj

KOMENTOJE