Raporti, Reporterët pa Kufij: Liria e shtypit në Mal të Zi u vlerësua si më e keqja në Evropë

Grupi “Reporterët pa Kufij” e ka publikuar raportin për Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2011, në të cilin Mali i Zi radhitet në vendin e 107, dhe njëkohësisht është vendi më keq i vlerësuar për lirin e medies nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, shteteve kandidate dhe kandidate potenciale për hyrjen në zonën e Bashkimit Evropian.

Nga zona Euroazia më keq janë të pozicionuara vetëm shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik: Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, të cilat janë në vendet 116, 142. dhe 167.

Nga shtetet fqinjë të Mali të Zi, Bosnja e Hercegovina është në vendin 58, Kroacia në vendin 68, Serbia në vendin 80, Kosova e 86-ta, Maqedonia e 94-ta dhe Shqipëria e 96-ta.

Mali i Zi në vitin 2009 ishte e pozicionuar në vendin e 77-të, në 2010 në vendin 104 kurse vlerësimi i fundit për vitin 2011 bie në vendin 107, çka dukshëm është përkeqësimi i medies dhe demokracisë në këtë shtet.
Sipas kësaj organizatë (Reporters Without Borders) vlerësimi lidhet me censurën e shtetit ndaj medieve dhe nivelit të demokracisë në shtetet konkrete.

Nga 225 vendet e paraqitura në indeksin e (RWB) vendin e parë për liritë e medies e ndajnë Finlanda dhe Norvegjia kurse në vendin e fundit është Eritrea e cila pozicionet e 170-ta. /Malesia.Org/

KOMENTOJE