Partia Demokratike e Socialisteve PDS (DPS) njëzëri e mbështeti Fran Lulgjuraj si kandidat të tyre për Kryetar të KU

Seanca e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit në të cilën do të rizgjidhet Kryetari i ri i Komunës do të mbahet deri ka fundi i javës.

Siç njoftojnë mediat malazeze Këshilli i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), për zonën e Malësisë, në seancën e kaluar të saj unanimisht mbështetën kandidatin e kësaj partie për Kryetar të Komunës urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj, ish-konsull i përgjithshëm i Unionit shtetëror Serbi-Mali Zi në New York si dhe ish nënkryetar i Komunës së Podgoricës, si dhe deri para një viti sekretar i parë i ambasadës së Malit të Zi, në Maqedoni.

Lulgjuraj më parë ka punuar si Profesor në gjimnazin e Tuzit si dhe gazetarë i “Titogradska Tribina.”
Sipas Kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj (UDSH), Seanca e Kuvendit të Komunës Urbane ku pritet të rizgjidhet Lulgjuraj , sipas të gjitha gjasave do të bëhet të premten.
Partnerët e koalicionit të PDS (DPS) – Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Partia Boshnjake njoftuan se do të mbështesin kandidatin e propozuar të PDS(DPS) .
Kajoshaj megjithatë tha se kushdo që është kandidati i DPS nuk do të jetë asë për afërmi Nikollë Gegaj, duke marrë parasysh cilësinë e bashkëpunimit që ata kishin mes njeri tjetrit.
Këshilltari i Partisë boshnjake Nexhat Dresevic, ka thanë se në përgjithësi nuk i pengon asnjë kandidat duke pas parasysh nëse nuk ka qenë i komprometuar, ose në qoftë se emri i tij nuk është i lidhur me ndonjë skandalë.
Komentet e opozitës ashtu edhe siç pritej ishin negative.
Sipas këshilltarit të Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj, PDS (DPS), po luan me Malësinë.
Këshilltarit i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, theksoi se Kryetar i Komunës do duhej të ishte një person më i ri, i cili nuk është anëtarë i ndonjë partie politike.
Këshilltari i Alternatives Shqiptare Gjergj Camaj, pret se Kryetari i ri do të punoj me program të partisë, duke vlerësuar se DPS, zhvendos njerëzit e tyre të ndëgjuashem nga një vend në tjetrin.
Largimin e Gegaj dhe ardhjen e Lulgjuraj këshilltari i PSP (SNP), Zelko Milic e komentoi me fjalët “çmontoje Kalin për të hipur mbi të.” /Albert Camaj/

KOMENTOJE