Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Zenka ka deklaruar për të përditshmën malazeze “Vijesti” se situata aktuale dhe marrëdhënia e shtetit me popullsinë shqiptare të çojn në situatë të mëndosh se Ulqini momentalisht nuk është qytet malazez, por vetëm qytet në Mal të Zi.
“Për momëntin përceptimi është i tillë, por a do të jetë Ulqini një qytet malazez dhe a do të ndihën komod Ulqinakët në Mal të Zi, si në shtetin e vetë, kjo varët vetëm nga shteti.
Në pyetjen se a janë të verteta spekulimet në publik dhe në media për prishjen e koalicionit mes UDSH dhe PDS, Zenka i është përgjigjë se këto janë vetëm spekulime dhe që koalicioni funksionon në mënyrë korrekte nga te dy palët, ku secila palë respekton programet dhe interesat partiake.
Për sa u përket simboleve kombëtare Zenka ka thënë se është e turpshme që në shekullin 21 të diskutojm për përdorimin e simboleve kombëtare dhe sankcioneve në qoftë se ato përdorën. Ai ka thënë se nuk deshiron të hyjë në lojë mbi definimin e simboleve kombëtarë, për arsye se të gjithë e din se Shqiptarët kanë një dhe të vetmin simbol, e ai është flamuri. Nuk është vetëm flamuri i shtetit Shqiptarë, por flamuri i të gjithë Shqiptarëve. Me të drejtë pres që Malazezet në Kosovë dhe në Shqipëri të mbajn flamujt e tyre malazez. Nuk vjen në konsiderim që në darsmat dhe gëzimet tona të valvitet flamur tjetër përveç flamurit tonë dhe nuk shoh asnjë arsye që dikuj ti pëngoj kjo- ka deklaruar Mehmet Zenka për gazetën “Vijesti”
D.S