Shkrela i pergjigjet Zenkës: Ulqini është qytet malazez, njëjtë si qytetet tjera

Deputeti i PDS-së në parlamentin e Malit të Zi Luigj Shkrela në një intervistë të tij thotë se duhet punuar në përmirësimin e statusit të pakicës shqiptare në Mal të Zi, por se Ulqini është qytet malazez, njëjtë si qytetet tjera.

Në intervistën dhënë gazetës Dan Shkrela ka mohuar thëniet e kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka se qeveria e trajton keq popullin shqiptar, që bën të mendosh se Ulqini nuk është qytet malazez e por vetëm një qytet në Mal të Zi.

“Absolutisht nuk ndajë pikëpamjet e tija, si dhe mendim e atyre që besojnë se qytetet dhe komunat mund të ndahen sipas përkatësisë nacionale.
Nuk i iki prej asaj që duhet punuar për të përmirësuar statusin e pakicës shqiptare në Mal të Zi. Ulqini është qytet malazez, njëjtë si qytetet tjera. Personalisht, ndihem rehat si në Ulqin, ashtu edhe në Podgoricë dhe Zhablak”,- tha Shkrelja. /Ulqini Online/

KOMENTOJE