Deputeti i Perspektivës dhe anëtar i klubit të deputeteve shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi Vasel Sinishtaj i tha të përditshmes Dan se kryeministri Igor Llukshiq nuk është treguar të jetë një politikan i mirë kur është fjala për të drejtat e pakicave.
Ai tha se si legalist ka për të luftuar për komunë të plotë të Malësi e cila qytetareve u është premtuar shumë herë, “sidomos para zgjedhjeve.”
Ai poashtu ka treguar se çka ka biseduar me kongresistët amerikan në Nju Jork dhe Detroit, duke shtuar se ruajtja e identitetit është amanet stërgjyshor që do të respektohet. /Ulqini Online/