Cungu nuk do ta hjek flamurin shqiptar nga kabineti i tij

Kryetari i komunës së Ulqinit Cungu Nazif u shpreh se nuk do të hjek flamurin shqiptar nga kabineti, duke thënë se një gjë e tillë nuk është kundër ligjit.

Cungu i tha gazetës Dan se edhe paraardhësi i tij, Gëzim Hajdinaga e mbajti flamurin e Shqipërisë në kabinet, dhe se flamurin e ka gjetë aty kur e ka marrë detyrën.

“Flamujt janë për tu respektuar. Unë respektojë edhe njërin edhe tjetrin, dhe ata do të qëndrojnë aty, sepse kjo nuk është e paligjshme. Pra, deri kur të jetë kështu edh flamujtë do të jenë aty. Këtë pyetje deri tani askush nuk e ka shtruar dhe unë me të vërtetë shpresoj që ne në Mal të Zi më në fund do të merremi më shumë me çështje ekonomike dhe sociale “, ka thënë Cungu. /Ulqini Online/

KOMENTOJE