Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Mal të Zi

Për shkak të gjendjes në të cilën gjendet gati krejt territori i Malit të Zi, nga moti i keq dhe bora me trashësi deri në 2 metra, Qeveria e Mali të Zi sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme në krejt territorin e Malit të Zi.
Shumica e rrugëve që lidhin qytetet janë ose krejtësisht të mbyllura ose kalimi është shumë i vështirësuar. Hekurudhat dhe aeroporti po ashtu janë të mbyllur. /Malesia.Org/

KOMENTOJE