Opozita e shqetesuar për shëndetin e Lugjurajt

Dje gjatë mbledhjes së Kuvëndit të Komunës Urbane të Tuzit janë zhvillua disa debate të nxehta mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa opozita shfaqi shqetësimet për gjëndjen shëndetësore, pozita mbronte kandidatin e tyre për Kryetar.

Sic raporton e përditshmja “Dan” gjatë seancës Këshilltari i PDS Halil Dukoviq ka lexuar biografinë e zotit Lulgjuraj, për detyrat e tija të rëndësishme, por edhe ka ftuar opozitën të paraqes kandidatin e tyre për Kryetarë. Ndërsa nga ana e opozitës është vënë në pikëpyetje zgjedhja e tij, mes të tjerash duke vërë dyshimet për gjëndjen e tij shëndetësore, duke pas parasysh se para disa vitesh zoti Lulgjuraj ka shkuar në pension invaliditeti.

Në ftesën e Halil Dukoviq për të paraqitur kandidatin e tyre, i është pergjigjë Këshilltari i LDnëMZ Nikollë Camaj, duke i thënë se “ju nga opozita nuk prënoni asnjë propozim. Edhe sikur ta sillnim Gjergj Kastriotin këtu, të njëjtin fat do të kishte”.

Vasel Sinishtaj nga ralla e Iniciativës Qytetare tha se Lulgjuraj për disa muaj përmbush kushtin për ndaljen në pension.

Për pretendimet e opozitës, Halil Dukoviq ka thënë se Këshilltarët e opozitës janë në dijeni se Lulgjuraj e ka ngrirë pensionin dhe mbas kësaj ka qënë nënkryetar i Komunës së Podgoricës dhe Konzull.

Në këtë debat është kyçur edhe Këshilltari i Partisë Boshnjake, Nexhad Dresheviq, duke thënë se edhe po të sillnin si kandidat Barak Obamën njësoj do të ishte. “Tre mjeke në këtë Kuvënd, propozojnë kandidatin të cilin opozita i jep diagnose” . (por, me siguri se Dresheviq akoma nuk e din dallimin mes një dentisti të thjeshtë dhe nje mjeku, për arsye se ai vete është dentist, jo një mjek!!!)

Mbas votimit dhe zgjedhjes së Lulgjuraj për kryetar, në sallë ka hyre Kryetari i Ri, duke marrë fjalën ku iu falendërua pozitës dhe opozitës. Në të njëjtën mënyrë falendëroj edhe ata që votuan pro edhe ata që votuan kundër, jo nga ndonjë gjë personale, por për arsye të drejtimit të tyre politik. Ju shtrij dorën të gjithë juve, që me respekt reciprok të arrisim qellimet tona për të përmirësua jetën e qytetarëve të Malësisë është shprehur Lulgjuraj.

Vasel Sinishtaj i ka uruar postin Lulgjurajt dhe i ka kujtuar për deklaratat e tija të mëparshme për nevojën e Komunës së Pavarur të Malësisë. Gjithashtu edhe Nikollë Camaj i ka uruar postin duke shpresuar që me njohuritë, përvojën me kontaktet do të ketë sukses në zbatimet e projekteve.

D.S

KOMENTOJE