Anëtarët e SHKA KOHA pastrojnë pullazin e shkollës fillore

SHKA “KOHA” nga Dinosha dje organizoj aksion për pastrimin e pullazit (çatisë) së shkollës fillore në Dinoshë.
“Pjesa e vjetër e godinës së shkollës është ndërtuar para afro 40 viteve ashtu që e vlerësuam se duhet të ndërmerret diçka e tillë të mos rrezikojnë nxënësit dhe punonjësit e shkollës”, deklaroi Sulejman Beqaj, kryetari i kësaj shoqate.
Gjithashtu anëtaret e kësaj shoqërie para tri ditësh u paraqiten pran shtabit të emergjencës së Komunës që në mënyre vullnetare të ndihmojnë kudo në Malësi sipas nevojës.

Ky është një shembull i mirë që duhet ndjekur të gjithë banorët e Malësisë, jo vetëm në pastrimin e shkollave por edhe pastrimin e borës familjeve që nuk mund ta pastrojnë borën vetë, pasi ka shtëpi ku jetojnë vetëm të moshuar ose të sëmurë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE