Komuna urbane e Tuzit do të ndajë gjatë dy ditëve të ardhshme 28 mijë euro për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga era e fortë dhe breshri në Qershor të vitit të kaluar disa amvisërive nga ky rajon, njofton RadioTelevizioni i Mali të Zi.
Mjetet u janë dedikuar 95 familjeve , të cilat përmes kësaj komune urbane kanë dorëzuar kërkesat për vlerësimin e dëmeve në Komisionin për vlerësimin e dëmeve si pasojë e fatkeqësive elementare.
Këtyre familjeve do tu takojnë 10 për qind nga shuma e dëmit të vlerësuar material. /Malesia.Org/