Gëzuar Kosovë – Urojnë KNSH, Komuna e Ulqinit dhe N/Prefekti i Malësisë së Madhe

Me rastin e dites se pavaresise se Kosoves, Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi Tahir Tahiri, Kryetari i Komunes se Ulqinit Nazif Cungu dhe N/Prefekti i Malësisë së Madhe Sytki Ndrecaj derguan telegrame urimi institucioneve dhe popullit të Kosovës.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi Tahir Tahiri, me rastin e 4 vjetorit të pavarësisë, i ka dërguar Urim Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, ku thuhet:

I Nderuar z. Kryeministër , THAÇI

Në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim, pranoni urimet ma të sinqerta dhe vëllazënore me rastin e 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për popullin e Kosovës, mbarë kombi Shqiptarë,por dhe ne shqiptarët në Malin e Zi, gëzohemi për Republikën e Kosovës si shtet i pavarur .

Ne shqiptarët në Malin e Zi vlerësojnë lartë angazhimin Tuaj në zgjidhjen e problemeve komplekse me të cilat ndeshet sot, shteti i ri i Kosovës.

Urojmë , që Republika e Kosovës, falë përkushtimit Tuaj dhe mbarë faktorit politik, me ndihmen edhe të aleatëve tanë në botë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkësisë Europiane dhe Aleancës së madhe Euroatlantike.

Arritjet i shtetit të Kosovës z. Kryeministër janë një gëzim i madh për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen,duke përfshi edhe ne shqiptarët si popull autokton në trevat e veta stërgjyshnore në Malin e Zi.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve z. Tahir Tahiri, telegram urimi i dërgoi edhe Kryetarës së Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

Telegrami nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, në mes të tjerash shkruan:

Në këtë ditë rëndësishme historike për të gjithë popullin e Kosovës si dhe për shqiptarët kudo që ndodhen, ju dërgojmë urimet më të përzemërta juve personalisht dhe gjithë popullit të Kosovës me rastin e kater vjetorit të shpalljes se pavarësisë.
I kaluat këto vite plotë me sfida, punë dhe suksese në ndërtimin e shtetit dhe demokracisë duke vendosur stadarde më të larta qytetare”.

GEZUAR KOSOVE, GEZUAR SHQIPTAR – Sytki Ndrecaj

Ne keto momente qe po filloj te shkruaj per kete date historike sic eshte 4 vjetori i Shpalljes se Republikes se Kosoves, Shtet Sovran e i Pavarur me kujtohet nje ore mesimi ne klasen e tete ( ora e gjuhes shqipe ) e cila i perket vitit 1981 vit qe perkonte me protestat me te pergjakshme por edhe me te drejta te shqiptareve ne Kosoven e atehershme ku kishin shperthyer hapur kerkesa e kosovareve per te fituar statusin e Republikes dhe mesuesi i lendes kerkoj nga nxenesit e klases qe te formonim nje fjali te perbere dhe une menjehere i frymezuar nga sakrificat e moshatareve te mi te cilet po derdhnin gjakun ne rruget e Prishtines e gjetke ne tere Kosoven u ngrita menjehere ne kembe dhe formova fjaline: “ Kerkesa e shqiptareve te Kosoves per te fituar statusin e Republikes eshte e drejte “. Mesuesi i shtangur nga pergjigja ime po me veshtronte i habitur ( jo nga mungesa e patriotizmit por nga menyra e formulimit te kesaj fjalie ) dhe deshironte te dinte se nga e nxora kete fjali. Une i thashe shkurt e prere se kete fjali e kam degjuar nga vete shqiptaret e Kosoves ne televizion. Mesuesi me emrin Ismet Causholli nga qyteti i Shkodres me erdhi prane e me perqafoi. Nga ai moment oren e gjuhes shqipe e kthyem ne “ oren e mesimit per Kosoven “ deri sa ra zilja e mbarimit te ores se mesimit.
Keshtu ne vazhden e ketyre kujtimeve me jane rrenjosur ne mendje edhe fjalet “Bace u kry“ te thene nga goja e Kryeministrit dhe ish- drejtuesit politik te Ushtrise Clirimtare te Kosoves z. Hashim Thaci me 17 Shkurt 2008 kur pas vendimit te Parlamentit per ta shpallur Kosoven te Pavarur dhe shtet sovran ai shkoi menjehere tek varri i Adem Jasharit Heroit te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar per ti thene fjalet e mesiperme te cilat tashme jane bere simbol per gjithe shqiptaret.
Nga ajo date tashme u bene 4 vjet qe e ndryshuan Kosoven ne shtetin me te ri ne Europe e me gjere. Ashtu sic duhen vleresuar arritjet e medha ne keto pak vite drejt konsolidimit dhe krijimit te shtetit ligjor duke garantuar mese miri funksionimin e gjitha strukturave per te qene te denje ne familjen e madhe euro-atlantike.
Por ky pervjetor duhet pranuar se vjen me i vecante, se me i vecante eshte ky vit per gjithe shqiptaret kudo ato ndodhen ne Shqiperi e ne gjitha trojet etnike shqiptare apo ne diaspore kur kihet parasysh se 2012 eshte viti jubilar i 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise se atehershme ( 1912 ) kur ne rrenjet e saj ishin te formuar jo vetem trungu por edhe deget (Kosova, trojet shqiptare ne Mal te Zi, trojet shqiptare ne Maqedoni etj.). Atehere kur te gjitha trojet kane qene “ den baba den “, atehere kur ngrihej krenare nga perfaqesues te te gjitha viseve shqiptare flamuri i kuq me shqiponjen dy krenare te trasheguar nga Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu i ardhur edhe nga nje Kryengritje e armatosur e trimave malesore me Ded Gjon Lulin ne krye ku i njejti flamur u ngrit ne Decic me 1911, atehere kur ishte unifikuar ( 1908 ) per tu shkruar e njejta gjuhe per gjithe shqiptaret kudo jane, pikerisht gjuha e nanelokes-gjuha shqipe.
Ndaj nuk mund ta lija te kalonte kjo date pa e pershendetur si malesor e shqiptar edhe pse per momentin jemi te angazhuar per te perballuar me sukses me te gjitha strukturat qeveritare ato qendrore e vendore si dhe me gjithe komunitetin qe jeton ne Malesine e Madhe nje nga dimrat me te ftohte, me dendesi debore te paper ne disa dekada dhe kur ndjenja e solidaritetit dhe humanizmit eshte ne shkallen me te larte per te gjitha zonat e izoluara nga debora.
E nuk me mbetet asgje tjeter per te shtuar vecse te uroj: Gezuar Kosove, Gezuar shqiptare kudo qe jeni.

KOMENTOJE