Deputetet shqiptarë nesër takim me Llukshiqin

Siç mësohet nga qeveria e Malit të Zi, nesër me 21 Shkurt, deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj dhe Genci Nimanbegu do të takohen me kryeministrin Igor Lluksiç në kuadër të bisedimeve me opozitën që kryeministri do zhvillojë rreth ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për rrugën e mëtejshme të Malit të Zi drejt Bashkimin Evropian.

Poashtu, nga mediat elektronike mësohet së përfaqësuesit shqiptarë do të takohen më përpara me qellim të harmonizimit të kërkesave të tyre, sidomos rreth të drejtave që më parë i kishin të fituara.

Temat që përfaqësuesit shqiptarë mund të hapin janë të shumta ku mund të veçohen: përdorimi pa kushte i flamurit kombëtar, komuna e Tuzit, decentralizimi i pushtetit, problemi i Të mirave detare, Valdanosi, Kriporja e Ulqinit, parku nacional në Plavë, Ligji zgjedhor, punësimi proporcianal i shqiptarëve në organet shtetrore, diaspora shqiptare, arsimi e shumë të tjera. /Ulqini Online/

KOMENTOJE