Komisioni parlamentar refuzon kërkesën e Mehmet Bardhit

Komisioni Parlamentar për çështjet kushtetuese dhe legjislacion refuzoi një amendament të deputetit të Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhit, ku kërkohej që në zonat ku shqiptarët përbëjnë popullsinë shumicë, në uniformat e policave të shkruhet emri i oficerit në gjuhën shqipe, njofton CDM.

Miodrag Vukovic, deputet i PDS (DPS) shpjegoj se kërkesa e Bardhit është jokushtetuese me sqarimin se policia është shtetërore dhe jo lokale.

Kryetari i Komisionit, Dzavid Sabovic tha se atij nuk i pengon nëse ne uniformat e policisë do të përdoren shkronjat latine, cirilike apo gjuha shqipe.
“Keni harruar transparentin e madh në mitingun në Podgoricë, para referendumit të pavarësisë së Malit të Zi, ne të cilin me shkronja të mëdha shkruante PO. Ndoshta gabohem dhe ajo ishte shkurtesa për Podgoricën”, tha Sabovic.

Ky komision ka marrë në konsideratë amendamentin e partive shqiptare i cili kërkon një numër më të madh të përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në strukturat e policisë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE