Kërkesat e opozitës për flamurin dhe gjuhën serbe qeveria i quan legjitime

Kërkesat e një krahu të opozitës në Mal të Zi që gjuha serbe të jetë zyrtare kurse flamuri serb të jetë popullor qeveria e Malit të Zi i quan legjitime dhe se nuk mund të mohohen.

Zevendës kryministri Dushko Markoviq, në emër te qeverisë, deklaroi se është shumë i kënaqur me atmosferen e bisedimeve dhe se rreth disa pyetjeve ka ndryshime por që tani këto pyetje kalojnë në ingerencat e partive dhe lidereve të tyre, shkruajnë mediat elektronike malazeze.

Po dje, edhe deputetet shqiptarë kanë pasur takim me kryeminstrin Llukshiq ku kanë paraqitur problemet që shqetsojnë shqiptaret por që nuk kemi ndonjë sinjal të ngjashëm me këtë të sodit. Deklarimi i Mehmet Bardhit dje se ‘vështirë që mund të ndërrojmë diçka me amandamente’ ndoshta paraqet më së miri rrjedhën e bisedimeve në mes të përfaqësusve shqiptarë më kryeministrin Llukshiq. /Ulqini Online/

KOMENTOJE