Tërmet në Malësi

Tuz, Malësi – 24 Shkurt – Sonte në ora 18.31 Enti Sizmologjik i Malit të Zi regjistroi një tërmet me forcë prej 3,9 njësi të shkallës Rihter me epiqendër 6 kilometra në veriperëndim nga Podgorica.
Tërmeti në epiqendër ishte 3,9 shkallë Rihter, përkatësisht 6 ballë sipas shkallës së Merkalit, në thellësi prej 8 kilometrash, forca e të cilit nuk mund të shkaktoj dëme.

Ky është tërmeti i 3 që u ndije në Malësi me rrethina gjatë dy ditëve të fundit. Dy tërmetet e para ishin me intensitet më të dobët. /Malesia.Org/

KOMENTOJE