Gjakova ka diell, por ende lyp qiell

Amerika e mbeshtet Gjakoven dhe cdo cep te teritorit te Kosoves i percaktuar ne harten e pavaresise se saj” – Kongresmeni Gery Peters

ZEF PERGEGA

Natyra e begate dhe resurset e Gjakoves i ka bekuar Zoti. Ne kete bekim te shenjte ka pjesen edhe shkelqimi i mendjes dhe zemres se gjakovarit. Ky percaktim me ka mbetur ne mendje qe prej vitesh, te cilin e kam degjuar nga pleqte e vjeter te kullave oroshiane te Mirdites. Jak Vulaj, qe banori i pare qe e fali token per tu ngritur qyteti i Gjakoves, i cili ne fillimet e para quhej Jakove, ku ne ate gur themeli jane shkrire, heroizmi, trimeria dhe gjaku i martireve, per ta ruajtur te paster fytyren e saj. Ne bregun e majte te lumit Erenik, Gjakova eshte katedra e pare e dijes dhe e kultures shqiptare.
“Dyert e qiellit per popullin Gjakovar dhe Kosovar jane te hapura, por ne ende kerkojme drite pa re te zeza mbi ballin e lirise” -keshtu tha kryetari i kesaj komune Dr. pal lekaj ne takimet e tij ne Detroit me disporen shqiptare dhe me kongresmenin Gery Peters dhe kryebashkiakun e Rocherster Hislls, bryan bernett.

Kongresmeni Gery Peters ne takimin me kryetarin e komunes se Gjakoves dhe komunitetin shqiptar ne Detroit me rastin e katervjetorit te pavaresise se Kosoves theksoi se Amerika si gjithmone e ka mbeshtetur Kosoven ne formimin, ngritjen dhe funksionimin e shtetit juridik si dhe ne pacenushmerine e teritorit te saj, percaktyuar ne harten e pavaresise se saj. Kontributi amerikan ne keto ceshtje edhte evident dhe po punohet qe Kosova te ndihmohet me investime amerikane per rimekemben ekonomike te saj. Me kete rast Sekretarja e Departamentit te Shteti Clinton uron komunitetin shqiptar te Detroitit per kontributuin e made ne drejtim te pavaresise se Kosoves. Kosova ka te drejte ti mbroje me force kufijt e saj dhe Amerika eshte ne anen e shtetit kosovar. Ne Kosove eshte nje force amerikane qe ndihmon ne ruajtjen e sigurise kombetare. Javen qe kaloj kam takuar z. Clinton dhe ajo nuk e ka shkeputur vemendjen per asnje cast per Kosoven. Ne po punojme qe Kosova te integrohet dhe te njihet nga shtete te tjera. Gjithashtu me zonjen Clinton jemi te angazhur qe kosovaret te levizin sa me pare pa viza, per te plotesuar konceptin e lirise se levizjes se njrezve, duke garantuar pavaresine e saj. Europa nuk ka mik me te mire se Shqiperine dhe Kosoven. Komuniteti shqiptar ne Detroit eshte kominiteti me i mire ne Amerike. Krahas famurit kombetar te tyre me shqiponje ata mbajne edhe nje flamur tjeter me shqiponje ate te Amerikes qe ata e qujne atdheun e dyte shume te dashur.

Nga ana e tij Dr. Pal Lekaj pasi i beri nje ekspoze lirise, demokracise dhe funksionit te pushetit lokal tha: “Gjakova ka 289 dite me diell ne vit dhe eshte vendi me i pershtashem per investime, sidomos ne agri-kulture dhe ne industrine e lehte. Ne si pushtet lokal do te zbatojme me perpikmeri ligjet dhe do te bejme te pamundur qe te lehtesojme invesitoret, qofshin ata mergimtar apo te huaj. Ju ne Amerike keni nje eksperience 50 vjecare ne biznes, prandaj ne i kemi dyert e celura per te pritur me seriozitet angazhimin tuaja ne fushen ekonomike ne komunen se Gjakoves. Tani ne Gjakove kemi rreth 3500 biznese dhe me krijimin e legjislacionit te ri per investimet, te cilin po e pregatisin ekpertet e BE jemi te sigurte qe Kosova do te njohe nje bum investimesh te huaja.”
Ne takimet e bera me biznesmen kosovar si dhe ne disa familje kosovare dhe gjakovare si ata Duhani, Pepaj e Sylaj, kryetar i Gjakoves Dr. Lekaj theksoi se ne po luftojme ngrehinen e sistemit te kaluar qe kishte ne themel ekonomine e centralizuar dhe pritshmerine. Baza e zhivillimit tone eshte ekonomia e treguat, konkurenca e lire dhe zhvillimi i ekonomive te vogla dhe atyre te mesme. Vlersojme kontributet individuale, por ato duhet te kalojne me plan biznese. Eksperiencen amerikane eshte e dobishme ta instaloni ne vendin tuaj, jo thjeshte si zhvillim por edhe si nje shkalle me te larte te rritjes se edukates se punes, per te luftuar dembellekun dhe largimin e te rinjeve nga takat tona. Puna juaj ketu ne Amerike eshte komponent i kohes se kaluar ku jane hedhur themelet e te sotmes dhe te ardhmes se shtetit demokratik kosovar. Eshte evidente per ne kontributi i malesoreve te Malesise se Madhe ne Detroit e shtete te tjera per lirine e Kosoves dhe ne do t’ua kthejme me bashkimin kombetar. Nga familjet tuaja dolen dhe u nisen jo vetem ndihma, por edhe luftetar te lirise. Ju qe keni qene diplomacia e Kosves ne perendim, ta ktheni kete fuqi te pamohueshme ne integrimin ekonomik te vendit tuaj per te arritur ne finalen e madhe te bashkimit.
Ne keto takime moren pjese edhe lideret fetar katolik e bektashian ne Detroit
“Kur bashkohen shqiptaret nuk ka lufte, por paqe”- tha Dom Fran Kola “Ketu ne Amerike shqiptaret jane si pika e ujit te embel, por ti japin shijen e kripes bashkimit kombetra” tha Elidon Pashaj lideri bektashian ne Detroit. “Ne duhet te cmojme gjeneraten qe u flijua per lirine dhe rolin amerikan per krijimin e shtetit dhe clirimin nga kthetrat serbe” -tha dom Ndue Gjergji
Takimin e pavaresise se Kosoves organizuar nga shoqata Kosova dhe i drejtuar nga Donika Bardha e Petrit Musolli e pershendeten, Gjergj Ivezaj, Loreta Diko nga Aleanca Kuq e Zi, Ndue Ivanaj, Nikoll Perkaj, Besnik Bezhi, Mikel Demaj, Zef kolcaj etj