Letër Hagës për çeshtjen e Haradinajt – Zef Pergega

Të nderuar gjyqtar të Hagës, të angazhur në çeshtjen Ramush Haradinaj.

Si drejtues i Institutit të Kulturës Shqiptaro -Amerikane prej 10 vitësh në SHBA, si gazetar profesionist, që kam punuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe në gazetën e pavarur të Tiranës Koha Jonë, si antar i Amnesty International dhe si autor i 10 librave, ju drejtohem Ju, si bijë të drejtësisë njerëzore, që ylli i mëngjesit të pavarësisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të lejohet i lirë të ushtrojë të drejtën e tij nacionale, për të dhënë kontributin, tani të njohur, për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të institucionalizuar shtetin e ri ligjor dhe për të pastruar nga Kosova, mitin gjakatar serb për këtë tokë shqiptare, që ka vuajtur nën zingjirët e genocidit sllav për 250 vjet.
Në Shqipëri, në vitin 1998, si gazetar i gazetës Koha Jonë dhe i inkuadruar në atë kohë në një projekt të Institutit Demokratik Amerikan me është dhënë rasti të intervistoj rreth 800 kosovarë, të cilët ishin larguar me dhunë nga tokat dhe shtëpitë e tyre shekullore nga regjimi hitlerjan serb. Edhe sot e kësaj ditë me rrjedhin lot, zemra me therë në kraharor, shpirti me shtërngon dhe fryma me ndalet, kur kujtoj një plak mbi 80 vjeçar kosovar, i cili gjatë intervistës me tha:
“Erdhen natën paramilitarët serb me armë e thika në duar. Derën ma shkatërruan me shqema e kondak automatiku. Familja u bë sa një grusht. Nuk pata kohë t’u përgjigjem. Njeri prej tyre, kur pa vorbën vetëm me ujë të valuar, se nuk kishim të hanim darkë, me pyeti me nervozizëm :
“A keni mish?!”
“Jo”-i them më zë të mekur. Atëherë rrëmbeu njerin nga fëmijët me të njomë dhe e preu në sytë tanë copa-copa dhe e hodhi trupin pa jetë në vorbën me ujë të valuar
“Ja, tani hani mish”-tha kasapi kanibal serb.

I dashur gjyqtar Bakone!
Me ndjenjen qytetare kërkoj që kur ta gjykoni Ramush Haradinajn, njeriun e mëshirës dhe tolerances, menjanoni për një çast të gjithë ngarkesën që keni lidhur me këtë çeshtje dhe të kujtoni këtë dëshmi të këtij plaku kosovar që e shkrova me sipër.
Ramush Haradinaj nuk mori pushkën të luftonte në Beograd kundra ushtrisë serbe të armatosur rëndë, por mbrojti pragun e shtëpisë të popullit të vet, që një ushtar tjetër shovinist serb, i ngarkuar në mënyrë ekstreme me urrejtje nacionale, të mos i priste më me thikë fëmijët kosovar, lulet e jetës njerëzore, si kafshët. Këto ngjarje makabre të bëra nga serbet kundra shqiptarëve kanë ndodhur vetëm në prehistori.
Kur Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës e kërkoi Haradinajn të paraqitet para drejtësisë, ai e harroi karrikën e kryeministrit të Kosovës dhe me vullnet të lirë e me besim tek trupi gjykues, u paraqit në kohën e duhur.
Nga eksperienca e juaj e gjatë dhe e dritur, a keni parë ndonjë kriminel lufte të shkojë para drejtësisë në mënyrë të vullnetshme, apo ata janë fshehur, si minjë kanalesh e si gjarpërinjë nën gurin e pushtetit të trashëguar edhe sot të Millosheviçit, siç ishin gjeneralet e krimit serb në Ballkan?!
I nderuar gjyqtar!
Tradita e shqiptarit, ajo e përcaktuar në 1223 nenët e kanunit të Lek Dukagjinit, nuk e përmban që i zoti i shtëpisë ta torturojë apo ta vrasë mikun në besë e në bukë të vet. Nëse dikush vret një pjestar të familjës së shqiptarit dhe vrasësi kërkon e besë, pra mbrojtjën e jetës, i zoti i shtëpisë kujdeset për vrasësin për 24 orë dhe e largon shëndosh e mirë nga fshati pa e prekur njeri. Historia e vjetër shqiptare është e mbushur me ngjarje të tilla. Serbet dhunuan familje kosovare, përdhunuan vajza e gra dhe i vranë njerëzit duke ngrënë bukë në vatrën e tyre. Edhe ligji i kulluar i demokracisë amerikane e përmban nenin se, nëse dikush të futet me forcë në familje brenda katër mure të shtëpisë së vet, mund ta ekzekutosh njeriun e paftuar. Prandaj kur të merrni në dorë çeshtjën Haradinaj, ju lutëm ta keni parasysh këtë fakt.
Për ditë e pyes mëngjezin e lirë me diell, që lind në Amerikë, pse po vonohet liria e yllit të mëngjezit kosovar Ramush Haradinaj!
Një ditë, sa më shpejt të jetë e mundur, kam një dëshirë: Të trokas në një zyrë ku shkruhet: “Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj” dhe ju të nderuar gjyqtar, që tani emrin ua di e gjithë bota e qytetëruar, të jeni aty për t’i uruar atij detyrën e re. Bashkë të çelim dritarët e lirisë dhe aty në tokën dardane do ta lëxoni vendimin e drejtë, në sytë e përlotur të popullit kosovar, që ju përshëndesin dhe unë t’ua dhuroj nga një kopje të librit tim të fundit, të sapo shkruar në Amerikë “Zëri im Prishtinë” Aty besoi është edhe zëri i Juaj i drejtë!

Me konsideratë të thellë njerëzore
Detroit, me 9 shkurt 2012

ZEF PERGEGA
Albanian American Institute

KOMENTOJE