Koha Javore shënoi 10 vjetorin e saj

Koha javore ditën e marte shënoi 10 vjetorin e daljes së saj.

Redaktori përgjegjës i kësaj gazeta Ali Salaj për këtë jubile deklaron se gazeta gjatë kësaj kohe ka pasur mjaft suksese edhe përkundër problemeve të shumta, sidomos atyre financaire.
“U bë një arkiv i vertetë ku me qindra e mijëra shkrime qofshin ato intervista, qofshin studime, qofshin vështrime, opinione mbeten si materiale që do të jenë një arkiv shumë frytdhënës për gjeneratat e ardhshme”, shprehet në mes të tjerave Salaj.
Përveç arritjeve, z. Salaj përmend edhe vështirësitë që i ndjekin gjatë punës së tyre, sidomos ato financiare. Të ardhurat për punëtoret e këtij mediumi janë shumë të ulëta gjë që e vështirëson në masë të madhe edhe punën. Numri i gazetareve poashtu është zvogëluar nga 5 që ishin në fillim në 3 që janë tani.
“Zvogëlimi i numrit të gazetareve ka ndikuar në cilësinë e gazetës”, shprehet njëri nga gazetaret e kësaj gazete Ismet Kallaba. /Ulqini Online/

KOMENTOJE