Ndërron jetë Tomë Berisha

Sot (në spitalin REBRO të Zagrebit në moshën 89 vjeçare pushoj se rrahuri zemra e atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare, gjeneralit Akademik dr.Tomë Berisha.

Tomë Berisha lindi në Podgoricë ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Si bursist i Mbretërisë së Shqipërisë dërgohet në studime në Itali, në Torino dhe Bolonje së bashku me shumë atdhetarë të shquar shqiptare. Lufta e dytë botërore e nxënë në Itali prej ku i bashkëngjitet aradhave çlirimtare shqiptare në Malësi të Madhe dhe u dallua për aktivitet dhe për mbrojtje të kauzës kombëtare.

Pas luftës se dytë Botërore diplomon në Universitetin e Lubjanës në fakultetin teknik, dhe punësohet si drejtues i Akademisë Teknike Ushtarake në Zagreb ku njëkohësisht mbrojti doktoraturën. Në moshën 56 vjeçare Armata Popullore e Jugosllavisë e pensionon duke mos i dhëne gradën gjeneral. Aktiviteti i Tij vjen e shtohet nga vitet 1968 e posaçërisht në vitet që pasojnë nga 1981 e deri në çlirim të Kosovës duke u lidhë ngushtë me veprimtarët më të mëdhenj të Kombit shqiptar. Ai për 20 vite rresht krahas ligjërimeve në Akademinë Teknike Ushtarake në Zagreb ligjëron dhe në Universitetin e Prishtinës.

Në vitet e shkatërrimit të Jugosllavisë artikuloj interesat kombëtare jo vetëm në diasporë por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës për veprimtarinë e tij shkencore i jep titullin Akademik, kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës i jep gradën Gjeneral.

Varrimi i Akademik Tomë Berisha do të bëhet në Malësi të Madhe në Tuz në varrezat e Kishës së Shën Mehillit. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri