Ne cdo kohe Malesise ne vecanti dhe Shqiptarise ne pergjithesi nuk i kane munguar dhe as nuk do ti mungojne figura legjendare qe i perkasin nje krahine, nje treve e aq me teper kur kapin permasa mbarakombetare. I tille do mbetet perjete edhe patrioti, atdhetari dhe gjenerali i shquar Profesor Tom Berisha, vepra e te cilit mbart vecse respekt, dashuri dhe mirenjohje te pakufishme. Ashtu sic duhet te na beje me te forte dhe kurajoz per kete humbje te madhe ne vlera, cilesi dhe kontribute.
Ndonese ne moshe te thyer ai asnjehere nuk e largoj nga mendja Malesine e tij qe e deshi pamase, por edhe trojet e tjera shqiptare si Kosoven e cila lengonte cdo ore e cast nga dhuna, represioni dhe fashistizimi serb i kohes se Millosheviqit. Ndaj idealet e tij te shenjta nuk e ndalen para asnje veshtiresie qe artin e tij ushtarak prej nje gjenerali te afte ta interpretoje me te gjitha fuqite shpirterore edhe ne Kosoven martire duke dhene kontributin e tij ne luften per liri, clirim dhe pavaresi nga zgjedha serbomadhe.
Ne gjitha shkrimet, komentet dhe vargjet e thurura keto dite te dhimbjes qe nga casti i ndarje nga jeta i gjeneral Tom Berishes ( ku secili kishte domethenien e tij ) me mbetet ne mendje nje krahasim shume i gjetur i mikut tim Robert Camaj i cili e krahasonte Tom Berishen si pasardhes i gjeneralit kapucbardhe Ded Gjon Lulit. Koha sjell vegime qe ndricojne kurdohere historine malesore dhe shqiptare. Dhe nuk ka krahasim me te bukur dhe vlere me percaktuese kur ne jemi ne vitin jubilar te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise dhe ngritjes se Flamurit ne Vloren heroike nga plaku dhe politikani i shquar Ismail Qemali ( 1912-28 Nentor-2012 ). Apo kur faktet e pakundershtueshme na bejne ne malesoreve te ndihemi me krenar se gjithe te tjeret ne kontributin si pararendes se kesaj ngjarje e pikerisht me Kryengritjen e Malesise se Madhe e ngritjen e Flamurit ne Decic nje vit me pare nga luftetari e patrioti Ded Gjon Luli me trimat e tjere malesore me 6 Prill 1911 ( 101 vjetori me 6 prill 2012 ).
Ndaj ne keto dite dhimbjesh u shpreh ngushellimet e mia familjareve te Tom Berishes gjithe miqve, shokeve e bashkmalesoreve te tij. Vepra e Tom Berishes duhet te ndricohet kurdohere nga brezat e sotem e te ardhshem, duke zere vend ne panteonin e lavdise Malesore e Shqiptare.
SYTKI NDRECAJ
N/PREFEKT MALESI E MADHE