Aksident i rëndë automobilistik në rrugën Tuz – Vuksanlekaj

Tuz, Malësi (7 Mars 2012) – Mbrëmë rreth orës 17-30 në rrugën Tuz – Vuksanlekaj ndodhi një aksident i rënde automobilistik në të cilin mbetën të plagosur tre të mitur nga Malësia.
P.C. (16 vjeçar) i cili ishte drejtuesi i automjetit të tipit Mercedes, në të cilin gjendeshin edhe R.I. (13 vjeçar) dhe B.A. (13 vjeçar) sipas të gjitha gjasave ishin duke lëvizur nga drejtimi i Tuz-Vuksanaj, u ndeshen direkt krye për krye me një kamion i cili vinte nga drejtimi i kundërt, tregojnë disa kalimtarë.
Djelmoshat u dërguan në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Gjashtëmbëdhjetë vjeçari pësoj disa lëndime serioze, duke përfshirë dhe mushkëritë. Edhe dy djelmoshat tjerë kanë pësuar lëndime serioze të shumta. Sipas gazetës Vijesti ata momentalisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Makina të cilën drejtonte gjashtëmbëdhjetë vjeçari ishte krejtësisht e demoluar, dhe për ti nxjerrë djelmoshat nga makina u deshtë të priten pjesë të automjetit. /Malesia.Org/

KOMENTOJE