Deputetet shqiptarë presin mirëkuptime

Përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi presin që gjatë negociatave rreth ndryshimit të Kushtetutës të ketë mirëkuptim për kërkesat e tyre.

”Ne nuk jemi të përgaditur që edhe më tej të bëjmë marrëveshjë politike” – thotë deputeti Vasel Sinishtaj në një intervistë për agjensinë MINA. Sinishtaj, më tej thekson se – “Tani presim që qeveria të tregojë para së gjithash mirëkuptim të plotë për kërkesat tona dhe që në mënyrë të shpejtë të zgjidhen”. Sinishtaj thekson se ne Qeveri në një masë të caktuar ka vullnet që të niset me zgjidhjen e kërkesave të tyre.
“Jemi në pritje të platformës së qeverisë rreth marrjes së të gjitha masave për ruajtjen, zhvillimin dhe përparimin e të drejtave të pakicës shqiptare që është specifike jo vetëm në gjuhë dhe shkrim por edhe në kulturë, histroi, fe e të tjerë”- thekson Sinishtaj.
Poashtu edhe shefi i klubit të partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi Mehmet Bardhi thekson që “Partitë shqiptare, përveç UDSH-së, dëshirojnë ndryshime në Mal të Zi, por nuk janë ata që duhet ti nisin këto ndryshime”.

Pas akuzave që iu bëhen deputetëve shqiptarë rreth zgjedhjes së Boro Vuçiniqit për shef të ri të Agjensisë për siguri nacionale duke i akuzuar si dorë e shtrirë e pushtetit, deputeti Mehmet Bardhi deklaron se nuk janë në shërbim të pushtetit.
“Nuk është e vërtetë që jemi në shërbim të pushtetit por duhet të vlerësojmë rrethanat objektive. Opozita megjithatë me partitë që qeverisin ka bërë marrëveshje kundër interesave të shqiptarëve e konkretisht kur është miratuar ligji zgjedhor. Çfarë opozite është kjo kur bën kësi marrëveshjesh me qeverinë. Neve askush nuk na ka pyetur asgjë por duam të tregojmë që jemi subjekt i rëndësishëm dhe dëshirojmë të marrim pjesë në jetën parlamentare e politike. LDnëMZ, koalicioni Perspektiva dhe Forca e re demokratike janë parti politike që kanë përvojë dhe që dijnë ti realizojnë qëllimet e tyre kurse opozita që na kritikon duket e dezorientuar dhe pa program”- ka thënë Bardhi. /Ulqini Online/

KOMENTOJE