Rrugët po lidhin trojet shqiptare

Rruga e re Shkodër – pikëkalimi kufitarë i Hanit të Hotit e cila duhet të ishte përfunduar kohë më parë, pritet që më në fund të përfundoj brenda disa muajve.
Kjo rrugë do të shkurtoj dukshëm kohëzgjatjen e udhëtimit nga Tuzi – Malësia për në Shkodër dhe më tej me Tiranën e krejt Shqipërinë. Praktikisht mund të themi “Të pimë kafen e mëngjesit në Shkodër kurse drekën në Tiranë”.
Përpos kësaj, përmes kësaj rrugë do të shkurtohet edhe udhëtimi për në Kosovë, Milot – Kukës – Prizren – Prishtinë, pra Rruga e Kombit e cila është një rrugë të standardeve perëndimore. Kjo rrugë jo vetëm se do të shkurtoj kohëzgjatjen e udhëtimit Tuz – Malësi me Kosovën, por do të evitohet rruga përmes veriut të Malit të Zi e cila është mjaft e rrezikshme dhe shpesh e mbyllur.

Tjetër rrugë e cila ka nisur të ndërtohet do të lidhë Bajzën me Vermoshin, Plavën dhe Gucinë.
Edhe rruga Ulqin – Sukobinë e cila lidhë Ulqinin me Shkodren pritet të përfundohet deri në fund të verës. /Malesia.Org/

KOMENTOJE