Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë po dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj një gazetareje në Malin e Zi.
Olivera Lakic, gazetare me të përditshmen Vijesti u rrah nga persona të panjohur para shtëpisë së saj dje në mbrëmje dhe u shtrua në spital nga plagosja në kokë.
Në një deklaratë sot, përfaqësuesja e OSBE-së Dunja Mijatovic tha se sulmi nuk ishte një rast i izoluar duke shtuar se gazetarët nga Vijesti, veçanërisht Lakic janë kërcënuar edhe më parë për artikujt e tyre lidhur me një fabrikë duhani.
Mijatovic tha se sulmet kundër gazetarëve duhet të konsiderohen si sulme kundër gjithë shoqërisë sepse ato kërcënojnë gazetarinë e lirë.
OSBE-ja i kërkoi policisë të identifikojë sa më shpejt autorët e sulmit. /VOA/