Kongresmenët amerikan i bëjnë thirrje Malit të Zi për t'i dhënë statusin e komunës Malësisë

Tre kongresmenët amerikan, Eliot Engel, Jean Schmidt dhe Gary Peters kanë dërguar letër Kryeministrit të Malit të Zi Igor Luksic në të cilën në mes tjerash kërkohet statusi i plotë i Komunës për Malësinë.

Në letrën të cilën e ka marrë ambasadori malazez në SHBA, drejtuar Kryeministrit Luksic thuhet se Mali i Zi duhet të përmbush ashtu si edhe ka premtuar, kërkesat e qytetarëve të saj, dhe të rishqyrtojnë çështjen e krijimit të një komune me të drejta të plota të Tuzit, me qëllim që edhe zyrtarisht Tuzi – Malësia të marrë statusin e një komune të plotë, dhe kjo të ndodhë gjatë këtij viti.

Kongresmenët amerikan pohojnë se kanë qenë duke punuar për të inkurajuar qeverinë malazeze për të punuar me popullatën etnike shqiptare në Mal të Zi, duke theksuar trevën e Malësisë me popullsi shumicë shqiptare të cilët vite me radhë kërkojnë vetëqeverisje lokale, pra Komunë me të drejta të plota si krejt komunat tjera në Mal të Zi.

Kongresmenët shprehën se nuk e kuptojnë përse në nëntorin 2011 kur Parlamenti malazez miratoi Ligjin për organizim territorial, nuk e krijojë komunën e Tuzit dhe më tej theksojnë se besojnë se si Mali i Zi ashtu si shkon në negociata për anëtarësim në BE-në, duhet të bëjë dhe krijimin e një komune në Tuz, çka do të tregojë me këtë rast dhe përkushtimin e Malit të Zi për të konsoliduar demokracinë shumë-etnike, në mbrojtjen e plotë te të drejtave të pakicave të saj.

Në fund të letrës së tyre ligjvënësit amerikan Eliot Engel, Jean Schmidt dhe Gary Peters, drejtuar Kryeministrit të Malit të Zi Igor Luksic, thonë se: “Ne e vlerësojmë shumë këtë komunikim dhe marrjen në konsideratë të pikëpamjeve tona më shpresë se në ditët e ardhme presim për të hapur një dialog me qeverinë tuaj – pikërisht për këtë çështje.

Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez, deputeti i koalicionit shqiptar Perspektiva, Vasel Sinishtaj në fillim të këtij viti pati takime me kongresmenët amerikan i cili mbas prezantimit të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, fitoj premtime se do të merren seriozisht me këto çështje duke kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi të përmbushin kërkesat demokratike të shqiptarëve.

Kongresmenët amerikan Engel, Schmidt dhe Peters janë anëtarë të Komitetit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan. /Malesia.Org/

Më poshtë keni letrën origjinale nga kongresmenët drejtuar Kryeministrit Luksic.

LETRA