Urime për Festën e Pashkëve

MALESIA.ORG

Urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit Katolik.
Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin në mes njëri-tjetrit.

Për shumë mot Pashkët!


Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe kryetari Tahir Tahiri uron të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Festa e Pashkëve na kujton ngadhnjimin e jetës dhe ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira. Kjo është dita e përjetësisë, ditë e besimit tek Zoti, besimit te vetvetja dhe besimit për një mirëqenie dhe të ardhme më të mirë për për të gjithë.
Festa e Pashkëve është moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por dhe për të gjithe shqiptarët, për nji afrim dhe përkushtim më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojme, për të mirën e brezave që vijnë. Dhashtë Zoti që kështu të bëhet.

Gëzuar e për shumë vjetë Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet Tuaja!

KRYETARI,
Tahir Tahiri