Plani i ri për rrugën e Cemit – Edhe një udhë për në Shqipëri

Siç njoftojnë mediat malazeze dhe sipas të dhënave të Sekretariatit të Planifikimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mbrojtjes se Ambientit, është duke u përgatitur dokumentacioni për ndërtimin e rrugëve që do të jetë një zgjerim i rrugës ekzistuese i rrugës se Cemit deri në kufirin me Shqipërinë, si pjesë e planifikuar e rrugës rajonale Podgoricë – Guci. Si mbas tyre vetëm se është i përfunduar Elaborati i shpronësimit dhe në vazhdim është duke u përfunduar Projekti kryesor.
Me realizimin e këtyre rrugëve do të krijohen kushte për kalimin e kufirit në të ardhmen, kështu që zona e Tuzit në mënyrë të konsiderueshme do te lidhet me rrugët e tjera brenda Malit të Zi dhe më gjerë – është vlerësuar nga Sekretariati.
Komuna urbane e Tuzit ka kërkuar që me Programin për Planifikim Hapësinor të parashikohet punimi i projektit dhe rregullimi i lumit urrela në vlerën prej 50.000 euro, pastaj punimi i vendeve të studimit, Vendi për kompleksin sportiv të stadiumit të “Deçiqit ” në Tuz, si dhe vendi për shtëpinë e Kulturës në Dinoshë me vlerë prej 20.000 eura.
Poashtu nga Komuna urbane e Tuzit është kërkuar që për fillimin e ndërtimit të rrugës Dinoshë-Pikalë-Triesh të lënë mënjanë 50.000 euro, si dhe për rekonstruimin e Bashkësive Lokale 20.000 eura.
Nga Zyra e Sekretariatit është përgjigjur se zona e Komunës Tuzit do të hartohet me plan nëpërmjet hartimit të planit hapësinorë urbanistikë ku do të përcaktohen të gjitha qëllimet e nevojshme për funksionimin e Komunës dhe do te jepen udhëzimet për realizimin e tyre, kështu që ska bazë për punimin veç e veç të faqeve lokale studimore para vendimit të Pup. Detyrimi ligjor i Kryeqytetit është që deri në fund të vitit të ketë planin urbanistiko hapësinor të qytetit. /Albert Camaj/