Karnavali “Koret” 2012 – Vallëzim nën Maskë Dita e Fëmijëve (foto + video)

Karnavali “Koret” 2012 – Vallëzim nën Maskë

Tuz, Malësi (15.04.2012) – Në kuadër të Karnavaleve “Koret” që tashmë tradicionalisht çdo vit mbahen në Malësi, mbrëmë (14.04.2012) në restorantin “Troja“ u zhvillua “Vallëzim nën Maskë“.
Maska kishte të karaktereve të ndryshme dhe mjaft interesante.
Kryetari i shoqatës “Koret“ Nrekë Camaj shpalli fituesit e mbrëmjes që kishin fituar më së shumti vota nga juria. Vendin e parë e nxuri maska e ashtuquajtur “Burgaxhia“, të dytin “Stinët e Vitit“ dhe të tretin maska “Dita e Nata“.
Edhe mbas shpalljes së fituesve të rinjtë malësorë vazhduan të argëtohen deri në orët e vona të natës me muzikë popullore dhe zbavitëse.

FOTOVIDEO

Karnavali “Koret” 2012 – Dita e Fëmijëve

Tuz, Malësi (15.04.2012) – Në lokalet e Kishës në Tuz, sot u zhvillua një ndër aktivitetet më të bukura të karnavaleve, pra ajo “Dita e Fëmijëve” e cila si çdo herë është shumë interesante dhe e bukur për vet faktin e pjesëmarrjes dhe argëtimit të qindra vogëlushëve nga Malësia.
Të gjithë kishin përgatitë pikat e tyre interesante të cilat i interpretuan publikut i cili ishte në numër të madh.

Sipas vendimit të jurisë, vendin e parë e nxuri “Lulishtja Nana Tereze“ nga Sukruqi me temen “Katër stinët e vitit“. Vendin e dytë e nxuri ekipi i Tuzit me temën “Loja në livadh“, kurse vendin e tretë ekipi “Vulaj“ me temën “Ylberi“.
Maska kolektive më e mirë i shkoj fituesit të vendit të parë, pra Lulishtja Nana Tereze“ nga Sukruqi kurse maska individuale më e mirë ishte “Flutura me krahë të verdhë“ nga ekipi i Tuzit.
Vallëzimi më i mirë i takoj ekipit “Gruda“. Aktrimi më i bukur i takoj ekipit “Trieshi“ kurse muzika më e mirë ekipi “Vulaj“. Tema më aktuale ishte “Shkolla katër-vjeçare në Sukruq“ kurse ekipi më simpatik ishte ekipi i “Dushiqit“.
Maska autentike i takoj Shkollës Fillore “Bashkimi“ nga Skorraqi.
Pjesmarrës ishin edhe ekipi nga Vuksanlekajt dhe Nënhelmi të cilët po ashtu ishin të shkëlqyer.

FOTO VIDEO