Partitë opozitare shqiptare edhe në raundin e ri të bisedimeve mbi ndryshimet kushtetuese, Kryeministrit malazez Igor Luksic, përsëri do i kërkojnë kërkesat e mëparshme, veçanërisht për dhënien e statusit të komunës së Malësisë, si dhe përdorimin pa pengesa të simboleve kombëtare.
Deputeti i Partisë Forca Genci Nimanbegu, njoftojë që klubi i partive shqiptare para takimit me kryeministrin, saktë do të përcaktojë kërkesat, të cilat nuk janë të lidhura direkt me normat kushtetuese në fushën e drejtësisë.
“Ne duam të korrigjohen normat e caktuara në legjislacionin e miratuar në vitin 2011. Kjo veçanërisht ka të bëjë me Ligjin mbi Qetësinë dhe Rendin Publik, të Përdorimit të simboleve kombëtare, dhe Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, përkatësisht çështja e dhënies së statusit të komunës së Malësisë – ka thënë për “Dan” Genci Nimanbegu”.
Ai shtoi se në qoftë se ka vend për diskutim dhe marrëveshje me kryeministrin përsëri do të diskutojnë për ndryshimet zgjedhore të ligjit.
Qëndrimi i Partive shqiptare është se me ligjin e ri elektoral shuhen të drejtat e tyre të fituara, sepse në të ardhmen nuk mund të llogarisin në pesë vende të garantuara.
Ne presim që në bisedimet e ardhshme me Kryeministrin do të jenë në një qasje më të ndryshme. Përvoja e mëparshme tregon se përfaqësuesit e partive shqiptare nuk kanë marrë pjesë në formimin e rreth dy të tretave të ligjit zgjedhor. Ne presim që tani do të jetë një trajtim më ndryshe – ka thënë Nimanbegu.
Kryeministri bisedimet me liderët e opozitës për ndryshimet kushtetuese në sistemin gjyqësor do ti vazhdojë më 18 prill.
Albert Camaj