Tuzi duhet ta ketë Komunën

Qeveria e Malit të Zi duhet seriozisht ta shqyrtojë kërkesën e përfaqësuesve të Kongresit amerikan, që Tuzit t’i sigurohet statusi i komunës së plotë, deklaroi kongresisti amerikan Gary Peters, shkruan “Vijesti”.

Sipas kësaj gazete, përfaqësuesi demokrat në kongresin amerikan, në intervistën për “Bota sot”, sqaroi se nga Qeveria malazeze pret që ta pranojë kërkesën e kongresmenëve, për shkak të përkrahjes që asaj i kanë dhënë deri tani shtetet e Bashkuara. Peters tha se është mjaft e rëndësishme që shqiptarëve në Tuz t’u ofrohet mundësia që ata të tregojnë se janë të aftë të udhëheqin me vetëqeverisje lokale dhe për këtë duhet t’u sigurohen të gjitha kushtet. Kongresisti amerikan i hulli poshtë të gjitha vërtetimet se Tuzi gjoja nuk i plotëson kushtet ekonomike për formimin e Komunës, duke theksuar se Mali i Zi ka edhe komuna më të vogla dhe më të varfra se ç’është Malësia.

Një gjë të tillë ia kemi paraqitur përmes letrës edhe kryeministrit Luksic, duke e përkujtuar se shqiptarët kanë pasur rol të rëndësishëm në shpalljen e Pavarësisë së Malit të Zi, për ç’gjë me ta duhet të zhvillojë dialog, deklaroi Peters. Më parë kongresisti Peters së bashku me Eliot Engel dhe Jean Schmidt i kanë dërguar letër kryeministrit Lluksic, përmes të cilës kanë kërkuar që Tuzit t’i jepet statusi i komunës së plotë. /TVMZ/ /Malesia.Org/